Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Qosja: Aleanca PS-LSI, një e padëshiruar e nevojshme
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Qosja: Aleanca PS-LSI, një e padëshiruar e nevojshme
AktualitetLajmi i fundit

Qosja: Aleanca PS-LSI, një e padëshiruar e nevojshme

anazapta
Published April 9, 2013
Share
SHARE

Akademiku kosovar Rexhep Qosja e cilëson aleancën parazgjedhore PS-LSI një të padëshiruar të nevojshme. Në një intervistë për GSH, Qosja shprehet se fajtorë për konfliktin në gjirin e së majtës janë vetë liderët e saj, Rama, Nano dhe Meta. “Koalicioni parazgjedhor që krijuan Partia Socialiste dhe Lidhja Socialiste për Integrim, sipas mendimit tim, është një e Padëshiruar e nevojshme. Koalicioni parazgjedhor PS-LSI është një e Padëshiruar e nevojshme, unë u jap të drejtë si atyre që janë përpjekur dhe e kanë sendërtuar këtë koalicion, domethënë kryetarit Edi Rama e Kryesisë së Partisë Socialiste dhe kryetarit Ilir Meta e Kryesisë së Lidhjes Socialiste për Integrim, ashtu edhe atyre që po e kundërshtojnë këtë koalicionin, duke e mbuluar me fjalë mospajtimi dhe zhvlerësimi”.

Gjuhëtari dhe studiuesi Qosja madje e shkruan me të madhe fjalën e Padëshiruar dhe për këtë jep shpjegimin e mëposhtëm. “Kryetari i Lidhjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, dhe kryetarët e Partisë Socialiste Fatos Nano, në vitin 2005, kurse Edi Rama në vitin 2009 janë fajtorë për konfliktin në të majtën shqiptare, në sajë të të cilit Sali Berishës iu bë e mundshme të marrë, të përdorojë e të shpërdorojë, pushtetin politik e shtetëror në Shqipëri tani e tetë vjet. Faji i Ilir Metës është aq më i madh edhe për arsye se në vitin 2009 hyri në koalicion qeveritar me Sali Berishën dhe, deshi s’deshi, u bë bashkëpjesëmarrës në të gjitha të këqijat që prodhoi dhe në krimet që shkaktoi pushteti i drejtuar prej këtij koalicioni. Për këtë arsye mospajtimi me koalicionin e tashëm PS-LSI është çështje e parimësisë politike, në njërën anë dhe çështje e etikës intelektuale, në anën tjetër. Ndodh që në jetën politike, madje, në jetën shoqërore në përgjithësi një e padëshiruar kur e kur të quhet e nevojshme, madje, e domosdoshme. Politika është një veprimtari shumë e përbërë, bërësit e së cilës, krijuesit dhe zbatuesit e së cilës, jo rrallë shtrëngohen të zgjedhin midis të keqes më të vogël dhe të keqes më të madhe.
Koalicionin PS-LSI, në të vërtetë zgjerimin e koalicionit të majtë me LSI-në, e bëjnë të nevojshëm zgjedhjet e 23 qershorit, në të cilat vendoset për ardhmërinë e Shqipërisë”, thotë Qosja.

 

anazapta April 9, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
8 Comments
  • N.VJOSA says:
    April 9, 2013 at 9:03 am

    Mos vdeksh kurre o I madhi Rexhep Qose!
    Ju i nderuar Akademik jeni si ai Plaku i urte dhe i mire i Shtepise qe do ti mbaje pjestaret e saj te punojne vetem per te miren e tyre!
    JU JENI SOT, I NDERUAR AKADEMIK, PLAKU FILOZOF, ME I MADHI QE NA KENI MBETUR NGA B U R R A T E MËDHENJ TE SHQIPERISE,
    që ne keto kohe te veshtira e orienton Anijen drejt objektivit te natyrshem te saj!
    Kur te lexoj ty , ndjej ne shpirt nje adrenaline jetdhense, sepse Ju,
    Njihni si rralle Shqiptar tjeter rrugen neper te cilen ka ecur Kombi yne dhe dini te shperndani mjegullen qe Kombi yne te te mos ta humbe kurr Nordin!…
    Të falemnderit o Njeri i Mençur!

    Reply
    • Suela says:
      April 9, 2013 at 10:45 am

      Analiza me e lodhur e Rexhep Qosja. dhe shitesi poshte pallatit, idrizi nga lufi i pukes do ishte me profesional ne shpjegimin e aleances Meta Rama. nivel shume i ulet i intervistes.

      Reply
  • shpatar says:
    April 9, 2013 at 9:25 am

    Ja burrat e mencur se si reagojne ndaj nje te keqe te se shkuares per te shendoshur gjendjen. Nga nje bisede me nje perfaqsues lokal te PS kuptova se qejfmbeturit nuk po e kuptojne levizjen e Rames .Ai arriti deri ajte te thote se shume nga te majtet mund dhe te devijojne voten .Eshte nje lajme ogurezi qe do te thote se elektorati opozitare nuk i ka te qarta llogarit qe duhen bere perballe mjeshtrit hajdut te votave Berisha.Kjo tregone se PS ne baze ka fjetur dhe fle gjume .
    Pak levizje ka ne rang qarqesh , teritoresh ,lokalitetesh e individesh per te kuptuar e konsoliduar kete domozdoshmeri .Krijimin e nje fronti sa me te bashkuar opozitare per te rrezuar ate qe Ak e quan ,Perandorin ,Sulltanin ,Komunistin e fundit te Ballkanit. Bashkimi ne nje fronte te pa lekundur do te sjelli shume lehte fitoren e shume pritur ne vite.
    Une edhe pse jam e kam qene kritik ndaje LSI ne keto rrethana shohe jo Meten por forcat e majta te bashkohen .Ne disa biseda me simpatizante te LSI kuptoje se kjo ishte e domozdoshme te ndodhte .

    Reply
  • Siri says:
    April 9, 2013 at 10:15 am

    Nuk kam asnje fjale per te shtuar me shume sesa eshte shprehur parakomentuesi N. VJOSA per te madhin e ndritur te KOMBIT tone, te lavdishmit REXHEP QOSJA.
    Jete te gjat i nderuari dhe i respektuari REXHEP QOSJA, fat i kombit tone.

    Reply
  • niki says:
    April 9, 2013 at 10:27 am

    O ju, mire tha edhe kryeministri: “Hajde bashkohemi te gjithe plehrat te rrezojme Berishen”! Fitore iu duket kjo?? Kshu ka me shume probabilitet te mblidheni nga KORSELI sesa te ndertoni qeveri. Mjere shqiptaret qe genjehen nga komunistet perseri, se mesa duket historia s’qenka bo mesim akoma per ne.

    Reply
  • Uki says:
    April 9, 2013 at 10:38 am

    Zoti Qose ketu ka shprehur mendimin e tij personal, prandaj na pelqen ose sna pelqen ne duhet ta respektojme. Secili ka te drejte ta thote mendimin e tij, por… Qose nuk eshte njeri i thjeshte prandaj opinioni i tij mund te kete vlere te madhe per shume njerez. Atehere ai nuk duhet te abuzoje me kete. E dijme qe eshte kunder Berishes, por mundesisht kundershtimet e tij t`i mbeshtese ne argumente dhe jo emocione personale.
    Megjithate respekte Akademikut Qose.

    Reply
  • niki says:
    April 9, 2013 at 10:42 am

    nuk mund te kesh respekt per nje akademik qe dihet se ka nje pozicionim ne politike. Shkrimet dhe mendimet akademike synojne perfektshmerine e qendrimit te ftohte. Keshtu nuk mund te lexosh as te analizosh mendime “akademike” te verbra.

    Reply
  • Blerta says:
    April 9, 2013 at 11:01 am

    Nese Rama do ti qendronte deri ne fund i patundur mendimeve opinioneve dhe gjithcka eshte shprehur rreth Metes atehere nuk do te ishte as e nevojshme dhe as e domosdoshme aleanca Meta Rama. Ndonjehere eshte me mire te jesh vetem sesa i keqshoqeruar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?