“Kryeministri Sali Berisha jo vetëm se bëri çmos me gënjeshtra e trillime, për të shfajësuar ata që do të shtien vrastarshëm kundër protestuesve, por një numër të tyre i lartësoi me medalje shtetërore dhe i shpërbleu edhe me një rrogë më shumë.
Ishte ky njëjtësim provokues për opinionin i kryeministrit të shtetit me vrasësit e shtetasve të tij.
Dhe si të mos njëjtësohej ai me vrasësit?
As ministri i Rendit Publik, as oficerët e Gardës e as vetë vrasësit nuk do shtinin kundër protestuesve sikur të mos kishin pajtimin e shqiptuar a të heshtur të njëjtësuesit me ta- të kryeministrit, i cili prej ndërtesës së Kryeministrisë, kohë pas kohe, e shikonte dramën tragjike që po ndodhte para dritareve të tij të kobshme”. Këshu shkruan akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja, në parathënien e librit “Shqipëria dhe Kosova – si janë dhe si duhet të jenë”. Libri pritet të prezantohet të enjten tjetër në Tiranë.
Në një pjesë të parathënies, e botuar sot në GSH, Qosja shkruan se kryeministri Berisha me politikën e tij dhunuese e shpërfytyruese, me sharje, me fyerje, me shantazhe, me kërcënime e mashtrime e ka cenuar kulturën tonë politike.
Qosja shkruan se Berisha ka dobësuar edhe bërthamën etike në jetën tonë kombëtare.
Respekte per akademikun Qosja. NJe njeri teper inteligjent i ka bere Sali Berishes (psikologjise se tij ) skaner. Askush si Rexhep Qosja nuk e ka demaskuar kete Tiran te rrezikshem per popullin e vet.
Vertet Qosja eshte akademik i zoti,po eshte ma islamik se vet arabet.Me Berishen u prishen se nuk u lidhe me Azine.E keqja e madhe e Berishes eshte futja ne konferencen islamike.Po ishte fillimi dhe nevoja te ben te besh te tilla faje.