Qosja: Kurti u dërgua në Dyz si kriminel

Saimir Lleshi

Akademik Rexhep Qosja sërish sot ka krahasuar qeverinë Mustafa me regjimin e Millosheviçit.

Në një reagim, ai thotë se Albin Kurti u dërgua në burgun e sigurisë së lartë në Podujevë njësoj sikur të ishte kriminel.

Reagimi i plotë i akademik Qosjes:

Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u dërgua në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz afër Podujevës dhe u dërgua aty si të ishte kriminel me rrezikshmëri të lartë e jo deputet i Republikës së Kosovës! Në burgun e sigurisë së lartë janë vënë edhe zyrat e Vetëvendosjes: rreth tyre edhe në mëngjesin e sotëm janë forcat policore! Të rinjtë shqiptarë të konsideruar armiq të pushtimit serb, regjimi i Millosheviqit i çonte në burgun e sigurisë së lartë në Beograd, në Centralni Zatvor, dhe në burgjet e sigurisë së lartë në Sremska Mitrovicë e në Nish.

Regjimi i ish shërbëtorit të Millosheviqit, Isa Mustafës, dhe bashkëpunëtorit të tij të sotëm, Hashim Thaçit, kundërshtarët e vet politikë, të trajtuar armiq, s’mund t’i çojë aq larg, por po i çon afër, në Burgun e Sigurisë së Lartë te Podujeva.

Mund të ndodhë që, në qoftë se këta dy dhunëtarë pushtetorë do të mbahen edhe ndonjë muaj në pushtet, Albin Kurtat e ardhshëm t’i çojnë në burgun e sigurisë së lartë në Bashkësinë e Komunave Serbe, në shtetin serb në Kosovë!

Ata që e urdhëruan dërgimin e Albin Kurtit në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz – në Bastijën e Kosovës: Isa Mustafa e Hashim Thaçi, nuk e kanë mësuar historinë: ata s’dinë se Bastija e Francës është rrënuar prej atyre që rrëzuan tiraninë mbretërore dhe krijuan Republikën e Francës.

Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz – Bastija e Kosovës është krijuar për më të rrezikshmit e sotëm të Kosovës: për të korruptuarit pushtetlartë, për pronarët e rançeve e pasurive të tjera të ndryshme të krijuara duke zhvatur Kosovën! Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz – Bastija e Kosovës është krijuar edhe për kriminelët e krimit të organizar e jo për mbrojtësit e Republikës, jo për mbrojtësit e tërësisë politike, kombëtare e territoriale të Kosovës.

Ata që e urdhëruan dërgimin e Albin Kurtit në Burgun e Sigurisë së Lartë – në Bastijën e Kosovës, harruan se para rrënimit të Bastijës pashmangshmërisht, me logjikë historike, rrënohet regjimi që në Bastijë i çon atdhetarët e Kosovës.

Ashtu u bëftë! Ashtu e do e mira e Kosovës!

Ashtu e do e ardhmja demokratike e Kosovës!

Share This Article
8 Comments
  • AH,I MADHI REXHEP QOSE,PO SA MIR PO THUE E MIR PO SHKRUAN POR:PER KENDE PO SHKRUAN ORE AKADEMIKU NR.1?
    Per,nji popull injorante dhe nji klas politike qe xhdo gje eshte por politike asfare nuk eshte,pra ju i nderuar Akademik,keni te drejt por kush ju perkrah juve dhe mua?Askushi mjerishte!!
    Lexova shkrimin dhe ne gazeten e TITISTVE,dhe te RUGOVISTVE,dhe te ISISTVE,me e mrin,SVET DANAS-BOTA SOT,ku kishte permby 40,komente per shkrimin tande,por mjerisht vetem nja 4,komentus ishin me ty,i nderuar te tjeret komenrus ishin me do far nicknamme kafshesh dhe injorantesh,qe nuk lenin je pa than per ty,gjerat qe vetem serbet,maqedont,greket,dhe malazezt mundin me i than per ty dhe popullin ton,pra kta derra krejt ishin me nicknamme shqipfolsish por benin punen dhe propaganden e isa mustafes,pra per ish ministrin e milloshit,dhe te titos.
    Prandaj une ne kete gazet po shkruaj se ne svet danas,nuk ma botoin,se ai redaktori apo kryeredaktori eshte MORINA,dhe peate ju drejtohem ktu te DITA.Gjeh lexova nji shkrim te mero bezez,ne lidhje me ALBIN Kurtin,edhe meroja nuk din apo nuk don me u pajtue me aktivitetin e ALBINIT,dhe te opozites,per arsye qe meroja here eshte demokrat,hera geres eshte despotik dhe hera heres eshte kontravers,me komunizmin nuk kam cka te them,kan qen te teret komunista deri ne vitin 1 mbrapshte dhhe te zi,1990,por nuk e pranoin se kan qen komunist dhe antar te p.p.sh,dhe sekretar te partis p.p.sh,sic eshte sali serbi,edhe moroja e shaban murata dhe eleza e meleza,mustafaj e lana remzi,prec zogaj e shum e shum antar te p.p.sh.dhe u bene per nji dite apo per nji minut te gjithe demokaaarrrra,e jo demokrata.Pra edhe kta te kosoves me gjith ibro rugoven nga antar te,LIDHJES KOMUNISTE JUGOSLLVA,u bene per nji minut ANTAR TE LIDHJES DEMOKRATIKE KOSOVARE!!!!Njeri nga kta eshte dhe isa mustafa qe u kthye nga komunist titist ne lidhjen demoratike te kosoves,por nuk ka librez,kete e thot nji ish,kryetar e nendeges lidhjes demokratike ne zvicer,SHEKET DIBRANI JA THUN EMRIN!
    Prandaj,ske ti AKADEMIKM,dhe une nga sharri me kende te bisedoim per kete katrahur politike qe jua eshte imponuar kti populli qe nga TIRANA E DERI NE PRISHTIN E TETOVE,PRA TE GJITH KTA PSEUDOPOLITIKANMATRAPAZ DHE KRIMINEL NAI KA IMPONUE SERBIA,DHE SHERBIMET E CIAS AMERIKANE DHE GREKE,ME NJI FJAL TE GJITHA SHERBIMET E HUJA E KAN JATAKUN NE TROJET SHQIPTARE,NGA KTA KRIMINELET TAN PRA SHQIPFOLSIT TANE,MJERISHTE.

  • Nderime per prof.Qosje5n,penen e ndritur te shqiptarizmit dhe viganin e mbrojtjes te se vertetes ! Nderime dhe per komentin e Shqiptarit te Sharrit ! Lironi Albin Kurtin .Poshte Zajednica serbe dhe agjentura serbe ne qeverine e Kosoves.Poshte kameleonet politike ne Kosove dhe ne Shqiperi.Lironi Albin Kurtin dhe deputetet opozitare te Kuvendit te Kosoves. Lirojini ose neser fundi juaj do te jete i turpshem !

  • Respekt,respekt dhe vetem respekt per prof.Qosjen ! Poshte tradhetaret Isa Mustaf Milloshevici dhe Hashim Udbash Thacici .Poshte perfaqesuesit e kolones se peste ne qeverine e Kosoves.Qeveria shqiptare te mos mbaje sehir por te shprehet menjehere.

  • Lironi Albin Kurtin ose do te vijme te kendojme kobin e kukuvajkave mbi ndertesen e qeverise udbashe te Kosoves.

  • Bashkohem me ju professor I nderuar.

    Qeveria e Pustecit e Pushtave eshte cimentuar mire ne te dyja anet e kufirit duke I sherbyer me zell mafies serbo-ruse.
    Duhet vetem kunderpergjigje me e forte per te denuar aktin e sotem brutal, qe si e thote Profesori te ben te mendosh qe Thaci me Mustafen I kane kopjuar mire serbet dhe jane te gatshem tjua kujtojne dhe bashkekombesave.
    Dhe bejne mire qe ti kujtojne, qe te ngrihen dhe ti ndalojne njehere e mire keta kriminele.
    Keto qeveri kriminale qe po realizojne eksod te shqiptareve nepermjet varferise, korrupsionit, pasigurise dhe me tej nepermjet terrorrit shteteror.
    Cka lane serbet ne mes, po e bejne Isat Thacet dhe cka la Berisha ne mes, po e ben Ramiu.
    Keshtu kemi dy vija perballe, njera qe kerkon te mbrohet integriteti I Shqiperise, dhe tjetra qe medoemos kerkon ta shese.
    Cila mund te jete valle gjuha e bashkimit midis ketyre dy vijave..
    Asnje!!
    Gjuha e vetme eshte perplasja deri ne fund, derisa tradhetia te zhgaraviti deri ne fund masken e saj, dhe qeveria te damkose njehere e mire tradhetine e saj, ose derisa zeri I shqiptareve dhe lufta e fituar mbi gjakun e viktimave te triumfoje.
    Rruge te mesme nuk mund te kete, O do e humbin Shqiperine , o do e fitojme.
    Keto jane alternativat e situates se sotme ne te cilat indiferenca dhe budallalleku I shqiptareve lane te katandisej sot Atdheu yne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *