Nga Rexhep Qosja
Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie të përbashkët të shkencave dhe të arteve të Shqipërisë e të Kosovës.
Kjo Akademi, ishte thënë, do të përbëhej prej Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe prej Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës.
Nisma në fjalë, e bërë publike prej Qeverisë së Shqipërisë, në të vërtetë prej Kryeministrit Edi Rama, ishte përkrahur prej një numri të vogël krijuesish dhe ishte kundërshtuar prej një numri po ashtu të vogël krijuesish.
Mjerisht, pas pak ditësh, për shkak të konflikteve të ndërsjella politike të disa forcave partiake kjo nismë historikisht e rëndësishme do të lihet në harresë!
Meqenëse angazhimet për çështje të mëdha është e nevojshme të përsëriten në qoftë se duam që të sendërtohen, le të thuhen rishtazi disa fjalë për të.
Në qoftë se krijimi i kësaj Akademie të përbashkët shtetërore megjithatë do të kundërshtohej vendosmërisht prej dy akademive të tanishme – prej Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe sidomos prej Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, Akademia e dy shteteve shqiptare do të mund të krijohej duke qenë edhe më tej dy akademitë në fjalë: duke qenë gjithnjë deri në ditën e shkrirjes së pashmangshme në të.
Akademia e përbashkët e Shqipërisë dhe e Kosovës do të quhej Akademia Mbarëkombëtare e Shkencave dhe e Arteve.
Ajo do të krijohej prej akademikëve të akademive të tanishme të Shqipërisë dhe të Kosovës, që do të kërkonin të bëheshin anëtarë të saj dhe prej krijuesve të tjerë të shquar të shkencave dhe të arteve nga Shqipëria, nga Kosova, nga trojet e tjera me shumicë shqiptare në Ballkan dhe nga diaspora.
Selia e kësaj Akademie do të ishte disa vite në Shqipërinë shtetërore, si shteti i parë, shteti amë i shqiptarëve dhe po aq vite në Kosovë, në shtetin e dytë shqiptar.
Krijimi i kësaj Akademie Mbarëkombëtare të Shkencave dhe të Arteve është shumë i nevojshëm për arsye të zhvillimit të mëtejmë më të gjithanshëm e më të dukshëm, më të çmuar se tani, të shkencave e të arteve tona, kurse sot edhe për arsye politike e kombëtare.
Rëndësia e veprimtarisë së saj
shkencore e artistike mbarëkombëtare
Akademia në fjalë do të luante rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për organizimin, për mbarëvajtjen e bashkërendimin, për politikën e planifikimin, për strategjinë e zhvillimit të shkencave dhe arteve shqiptare në rrafsh mbarëkombëtar, për merendimin e punëve kërkimore shkencore dhe për publikimin e rezultateve të atyre kërkimeve shkencore.
Ajo do ta bënte të mundshëm shfrytëzimin e burimeve dhe të mundësive shkencore, profesionale dhe materiale vendore e ndërkombëtare për zhvillimin e të gjitha shkencave me interes për shqiptarët dhe shtetet shqiptare.
Ajo, me planet dhe me programet kërkimore shkencore dhe me krijimtarinë e saj mendore në përgjithësi, do ta bënte të mundshme dëshminë me të dhëna të burimeve vendore e ndërkombëtare për njësinë e vazhdimësisë historike shqiptare, që në një varg botimesh tona të tanishme del e ndërprerë jo vetëm në vitin 1912-1913.
Ajo, me krijimtarinë shkencore, letrare e artistike në përgjithësi të anëtarëve e të bashkëpunëtorëve të saj, do ta bënte të mundshme dëshminë e njësisë së përbashkët letrare, artistike, kulturore në përgjithësi të popullit shqiptar, të ndërprerë, thuhet, sidomos, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ajo, me politikën e saj kërkimore shkencore, me përkushtimet e saj të deklaruara ndaj parimësisë dhe objektivitetit shkencor do të bënte të mënjanoheshin, në njërën anë zhvlerësimet e tanishme kundërshkencore propagandistike të ndonjë etape e të disa figurave historike, kurse, në anën tjetër glorifikimet folklorizuese të ndonjë etape e të ndonjë figure të historisë sonë politike e kulturore.
Ajo do të bënte të mundshme që në planet dhe programet e saj t’u kushtohej kujdes edhe temave e çështjeve me karakter të përgjithshëm teorik, metodologjik, gjithënjerëzor, tani të padukshme në veprimtarinë tonë shkencore.
Ajo do të bënte të mundshme realizimin e projekteve madhore shkencore në të gjitha fushat shkencore e në ato artistike, nisur nga historia e përbashkët shqiptare, historia e letërsisë shqipe pa cenimet e saj regjionale, fetare e ideologjike, e deri te fjalorët, leksikonët dhe enciklopeditë shkencore me rëndësi mbarëkombëtare, por edhe realizimin e projekteve të përbashkëta nga fushat e tjera shkencore: gjeografi, gjeologji, gjeodezi, sizmologji, ekonomi, drejtësi, mjekësi, bujqësi, tekniko-informatikë e shumë të tjera, me rëndësi të dorës së parë për zhvillimin e gjithëmbarshëm të shqiptarëve e të shteteve shqiptare.
Ajo do të bënte të mundshme që të mënjanoheshin sundimi partiak dhe padrejtësitë që u janë bërë jo pak krijuesve të shkencave e të arteve gjatë zgjedhjeve domethënë gjatë pranimit në dy akademitë e tanishme, sidomos në Akademinë e Shkencave e të Arteve të Kosovës me pasoja të mëdha për zhvillimin e shkencave, të letërsisë dhe të arteve tona në përgjithësi.
E ato padrejtësi kanë sjellë edhe krijimin e Akademisë Shqiptare të Arteve e të Shkencave me qendër në Tiranë, që në dhjetor 2011, në të cilën janë zgjedhur krijues të shquar shqiptarë shkencorë e artistikë: Luljeta Bozo, Emil Lafe, Xhevat Lloshi, Shefkije Islamaj, Pëllumb Xhufi, Agim Vinca, Ksenofon Krisafi, Moikom Zeqo, Pandeli Çina, Romeo Gurakuqi, Fatos Tarifa, Skënder Minxhozi. E të tjerë.
Ajo do të bënte të mundshme që të parandaloheshin shpenzimet e panevojshme për kërkime e studime të të njëjtave tema e çështje, që ndodhin tashmë në të njëjtën kohë në Shqipëri, në Kosovë e kudo ka institucione arsimore-shkencore në gjithë hapësirën shqiptare.
Roli i saj për parandalimin e ideologjisë dhe politikës separatiste në jetën kombëtare
Ajo do të bënte të mundshme që të komprometoheshin ideologjia dhe politika separatiste, të përmbajtura në lokalizmat dhe në krahinorizmat tona mjerisht ende të dukshme në Shqipëri e në Kosovë.
Ajo, me vepra e me veprimtari shkencore e publicistike, letrare e artistike, do të bënte të mundshme që të tregoheshin pasojat e mëdha politike e kombëtare, të sotme e të ardhme, të përpjekjeve për krijimin e kombit kosovar, si një prej përpjekjeve të kahershme të klasës politike dhe intelektuale serbe, kur e kur edhe malazeze e maqedonase, për veçimin e shqiptarëve të Kosovës prej albancave të Shqipërisë.
Ajo, me veprimtarinë e saj kërkimore shkencore dhe me paraqitjet e saj publike, do të bënte të mundshme që të mposhtej ideja kundërkombëtare e atyre udhëheqjeve akademike dhe e atyre akademikëve që e përjashtojnë, duke e quajtur të pamundshëm e të palejueshëm, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, domethënë bashkimin e Kombit të ndarë shqiptar!
Ajo, Akademia Mbarëkombëtare e Shkencave dhe e Arteve me ekzistimin e saj, me veprimtarinë e saj, me veprat e saj shkencore të fushave të ndryshme, me veprat e saj letrare, me veprat e saj artistike, me autoritetin e saj kulturor e qytetërues do të bëhej dëshmi e të drejtës së Kosovës e të Shqipërisë për t’u bashkuar në një shtet.
Misioni i dy Qeverive për themelimin e saj
Ajo, Akademia Mbarëkombëtare e Shkencave dhe e Arteve me përbërjen e saj, me krijimtarinë e saj shkencore, me krijimtarinë e saj gjuhësore, me krijimtarinë e saj historike, me krijimtarinë e saj letrare, me krijimtarinë e saj artistike si dhe me autoritetin e saj moral do të bëhej institucion me rol të veçantë, të madh, në jetën tonë shoqërore, kulturore, politike, arsimore, ekonomike. E të tjera.
Si e tillë ajo do të ushtronte ndikim të përtashëm dhe historik për parandalimin e përshtrirjes së sotme të shpërfytyrimeve dhe kundërvlerave që njëmendësinë tonë, aq shumë të përdorur e shpërdorur prej politikës e medieve, e kanë privuar prej sistemit të vlerave!
Qeverisë së sotme të Shqipërisë, Qeverisë së sotme të Kosovës iu takon detyrë historike që, për shkak të arsyeve të sipërthëna, të vendosin për krijimin e kësaj Akademie Mbarëkombëtare të Shkencave e të Arteve.
Le të thuhet në fund se një prej obligimeve të para të mëdha të misionit historik të këtyre dy qeverive në këtë kohë mundësish dhe sfidash të ndryshme të Kombit shqiptar është pikërisht krijimi i kësaj Akademie.
Rexhep QOSJA
Prishtinë, Shkurt 2020

Parashikim shume I natyrshem,i drejte dhe real,karshi kohes dhe rrethanave,ngjarjeve dhe veprimeve aktuale per dhe ndaj shqiptareve.Kjo Akademi, qe duhej te ishte qe prej e kohesh, do behej strumullari, natyrshem,koka dhe mendja e kombit per gjitha format dhe permbajtjet e nevojshem pervleren materiale e shpirterore kombetare.kete e dijne, dhe mund ta bejne, vetem intelektualet shpirterot kombetar,akademiket aktual te dyja Akademive te Shkencave dhe Arteve andej kendej Drini.
Mjaft me nacionalizma pa vlere!
Nuk duhet asnje akademi apo gje tjeter e perbashkt,sepse secili ka punen e vet!
Shqiperia dhe Kosoiva mund te zhvillohen vec njera tjetres duke bashkepunuar e jo duke krijuar institucione te perbashketa,qe i vene zjarrin njera tjetres!
Mjaft me Shqiperine e madhe se eshte ide e rrezikeshme!
Mund ta kuptoj se po te thuash se do te bashkojme territoret eshte e rrezikshme, po bashkimi i Akademive, pse valle? Apo duhet te mohojme se jemi shqiptare qe te na pranoje Evropa?
O Resi!
Shiko maredheniet midis lidereve te 2 vendeve dhe do kuptosh se 2 shqiptare nuk behen ne nje mendje!
Jane bere disa spektakle me mbledhje te perbashketa te qeverive dhe nje brime ne uje u be.
Ks shume arsye se nuk mund te krijohen institucione te perbashketa!
Mjaft me nacionalizma te rreme!
Mjerim! Akademik Qosja, ka të drejtë.
Ne kemi nevoj per ty o professor I nderuar R.Qosja.Do te shtoja se Akademia Mbarkombetare e Shkencave eshte nje kerkese e domosdodhme bashkohore e kombit mbar shqiptar e shume pozitive per shqiptarizmin e perparimin e kombit shqiptar.Je e qofsh gjithemon I nderuar professor.Kombi ka nevoj per ty e per mendimet tuaja.Pershendetje
Është ende shpejt për një Akademi të përbashkët e të depolitizuar, por është vonë që nuk ka një Komision të Përbashkët për bashkërendimin e kërkimeve së pakut në shkencat “shqiptare” si Albanologjia…studimet gjeografike… sizmografike… meteorologjikë e tjera, çka do të binte jo vetëm harmonizim te kërkimeve por dhe kursim mjetesh dhe energjie e mbi të gjitha një debat shkencor më të gjerë. Këto të gjitha mungojnë d.m.th. jemi edhe më mbrapa se vitet 70.
Duhet gjithashtu një njësim i titujve dhe gradave shkencore qoftë dhe me një periudhë deri 3 vjeçare përafrimi, shoqëruar më verifikime të hollësishme për veprimtarinë shkencore të bartësve të gradave e të tjera. Duhet një njohje më e mirë dhe e plotë e botimeve dhe e programeve kërkimore për të mënjanuar dublimet eventuale, duhet një shkëmbim i ndërsjellët i profesoratit, çka bëhej dikur. Duhen Veprimtari të përbashkëta.
E gjatë e pas kësaj periudhe duhet një përcaktim i qartë i kushteve apo kërkesave për të qenë Akademik dhe rregullimi i Statuteve. Vetëm atëherë mund të kemi një dialog të frytshëm shkencëtarësh sepse nuk duhet të jetë politika ajo që përzgjedh kush duhet të quhet Akademik e kush duhet të drejtoj Akademinë….Institutet shkencore të vartësisë e je tët tjerat….Universitetet.. Fakultetet e Katedrat… Ku veç të tjerave për një dhjetëvjeçarë askush nuk mund të qëndrojë në postin e emëruar apo zgjedhur më shumë se 2 vite e vetëm njëherë.
Gjendja e sotme është dhe rezultat i mendësive të atyre që bëjnë pjesë në Akademitë përkatëse dhe të Qeverive që i emërojnë financojnë me lëmoshë e drejtojnë.
Pa këto ndryshime e të tjera në këtë frymë është e kotë të diskutohet.
Shqipëria ka aktualisht rreth 1.350.000 emigrantë. Nga këta janë 630.000 në Itali, 470.000 në Greqi, 130.000 në SHBA dhe 120.000 në vendet e tjera të BE, Kanada dhe Australi. Në këto shifra përfshihen edhe shqiptarët që kanë marrë nënshtetësinë në vendet ku banojnë. Numri i emigrantëve shqiptarë që e kanë lënë nënshtetësinë shqiptare pas 1990 është vetëm rreth 10.000 persona dhe kjo do të thotë që është shumë i vogël. Por edhe këta emigrantë munden ta rimarrin nënshtetësinë shqiptare shumë lehtësisht. Shqipëria ka me emigrantët gjithsej afërsisht 5.250.000 shtetas. Në 2008 qeveria e atëhershme shqiptare deklaroi afërsisht 4.263.000 shtetas se më herët nuk kishin deklaruar qeveritë pas 1990 kurrë numrin e shtetasve shqiptarë. Por edhe ky numër i qeverisë ishte i fallsifikuar sepse Shqipëria kishte në 2008 afërsisht 4.550.000 shtetas dhe nga këta banonin rreth 3.400.000 në Shqipëri dhe rreth 1.150.000 si emigrantë në vende të tjera. Numrin e shtetasve qeveria e ka deklaruar për herë të fundit në 2018 nëpërmjet një publikimi të Instatit për diasporën e Shqipërisë me afërsisht 4.450.000 shtetas. Por edhe ky numër ishte i fallsifikuar.
Emigrantët shqiptarë e kanë lindshmërinë në të njejtën përqindje prej 1,7% si edhe shqiptarët në Shqipëri. Këtë e vërteton numri i lindjeve të shqiptarëve në Itali që është rreth 10.500 në vit dhe këtë e thonë burimet zyrtare italiane. Edhe shumë media në Shqipëri i kanë shkruajtur këto shifra në artikuj, madje me shumë habi sepse nuk e njohin demografinë. Struktura moshore e popullsisë së Shqipërisë është shumë më e re se sa deklaron Instati.
Nga 1991-2001 nga Shqipëria emigronin mesatarisht rreth 70.000 shtetas dhe ktheheshin rreth 5.000 shtetas në vit. Nga Shqipëria emigruan në vitet e fundit dhe emigrojnë edhe aktualisht rreth 30.000 shtetas në vit dhe kthehen rreth 15.000 shtetas në vend. Në këto shifra nuk përfshihen azilkërkuesit sepse ata konsiderohen si turistë dhe kthehen gati të gjithë prapë.
Numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi arriti para krizës në 2009-ën me rreth 550.000 persona numrin më të lartë. Për shkak të krizës në Greqi u kthyen në Shqipëri rreth 150.000 emigrantë në vitet e më pasme.
Janë thjeshtë gënjeshtra të pabaza shifrat më të larta se kaq ose madje edhe deri në 1 milion për numrin e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Shumë nga ata që deklarojnë shifra të tilla nuk kanë fare njohuri për numrat e emigrantëve ose e bëjnë qëllimisht për të treguar sa shumë emigrantë janë në Greqi dhe kështu duan ta lavdërojnë Greqinë për pranimin e kaq shumë emigrantëve. Por Greqia nuk është fare për t’u lavdëruar dhe nuk ka asnjë meritë për këtë. Që prej shumë vitesh Italia e ka kaluar Greqinë për numrin e emigrantëve shqiptarë.
Nuk ekziston fare një largim masiv nga vendi siç deklarojnë poltikanët dhe mediat në Shqipëri. Arsyeja për këtë mashtrim të politikanëve, mediave dhe Instatit është që të nxisin shqiptarët që të emigrojnë jashtë vendit dhe ta ulin shtimin natyral të popullsisë në Shqipëri. Por politikanët, mediat dhe Instati kanë dështuar plotësisht me shifrat e tyre të fallsifikuara sepse Shqipëria ka sot afërsisht 3.900.000 banorë dhe ka domethënë më shumë banorë se sa në 1990. Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi kanë shtimin më të madh të popullsisë në Europë. Shumë pak vende si Franca, Anglia dhe Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë në Europë. Të gjitha vendet e tjera të Europës dhe vendet ballkanike kanë shtim negativ natyral të popullsisë dhe që domethënë humbje të popullsisë.
Ti or Qose te kane hedhur jashte Akademia Kosoves nga dera dhe kerkon te futesh me nje Akademi te perbashket nga dritarja. Njeriun e njeh shtepia e tij, ty te njohin mire ne Kosove dhe ne votime ku more pjese me ate particken tende nuk te dhane as 2% votash. Nga Akademia atje te perzune se ti njohin lakrat ne koke. Je vetem nje rrelike staliniste qe nuk i vlen askujt.
ASHAK,ne faktr nuk ekzistone,.Ajo e tashmja eshte nje klub i udbasheve te ledekes qe kurre nuk i sherbeu ceshtjes shqiptare.As edhe nje projekt per luften e UCK,pamvarsine,Kosoven….Akademiket e vertete qe nuk deshten ti sherbejne Serbise e leshuan ate cerdhe te jugoslovivmit.Shumica e ketyre “akademikeve”nuk e dine shqipen standarte ta flasin.Shme prej tyre i kame pasur “profesor”qe as per foshnjore nuk e meritojne.
A ben te na tregosh se cilet jane ata akademike qe, sipas teje, paskan leshuar ate “cerdhe te jugosllavizmit”?
Numri i shqiptarëve në Kosovë u deklarua në regjistrimin e popullsisë në 2011 qëllimisht vetëm rreth 1.620.000 dhe duket qartë që është një mashtrim i qëllimshëm sepse ky numër është gati i njëjtë me numrin prej afërsisht 1.596.000 shqiptarë që u deklarua në regjistrimin e 1991 në Kosovë por ai regjistrim u bojkotua nga shqiptarët. Në fakt në 1991 në Kosovë banonin afërsisht 2.200.000 shqiptarë dhe afërsisht 350.000 shqiptarë ishin emigrantë që domethënë që shqiptarët e Kosovës në 1991 ishin gjithsej afërsisht 2.550.000 individë. Regjistrimi i 2011 është aq qesharak sepse numri i shqiptarëve në Kosovë u deklarua gati aq sa u deklarua në regjistrimin e 1991. Në fakt ishin rreth 2.750.000 shqiptarë banorë rezidentë në Kosovë. Ky mashtrim u bë që numri i shqiptarëve në Kosovë të duket sa më i ulët dhe Kosova të duket sa më multietnike.
Numri i lindjeve të shqiptarëve në Kosovë është afërsisht 60.000 në vit, lindshmëria është 2% e popullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6%.. Në 2002 në Kosovë banonin afërsisht 2.400.000 shqiptarë.
Dihet që në të gjitha regjistrimet në kohën e pushtimit në 1921, 1931, 1948, 1953, 1961, 1971, 1981 dhe 1991 numri i shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Sanxhak dhe Mal të Zi është deklaruar shumë më i ulët se sa ka qënë në të vërtetë. Aktualisht në Kosovë banojnë rreth 3.100.000 shqiptarë.
Në Kosovë qeveritë gjithmonë kanë gënjyer për numrin e lindjeve dhe numrin e nxënësve. Numri i emigrantëve shqiptarë nga Kosova është rreth 1.500.000 në vendet e Europës, SHBA, Kanda dhe Australi. Këtu nuk përfshihen shqiptarët në Turqi sepse ata janë asimiluar në masë të konsiderueshme dhe nuk e kanë nënshtetësinë e Kosovës. Kosova ka me emigrantët shqiptarë gjithsej afërsisht 4.600.000 shqiptarë.
***
Në regjistrimin e popullsisë në 2002 numri i shqiptarëve në Maqedoni u deklarua afërsisht 509.000. Por në të vërtetë ishin afërsisht 1.050.000 shqiptarë në Maqedoni. Shqiptarët janë aktualisht afërsisht 1.400.000 banorë në Maqedoni. Numri i sllavo-maqedonasve është afëtsisht 1.100.000 por nga këta janë afërsisht 200.000 shqiptarë që nuk deklarojnë etninë e tyre të vërtetë dhe janë shumë të asimiluar. Shqiptarët janë shumica absolute e popullsisë në Shkup, Dibër, Strugë, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Krushevë, Çashkë dhe Dollnen. Shqiptarët janë me afërsisht 55% shumica absolute e popullsisë në Shkup. Më herët kanë qënë edhe shumicë absolute e popullsisë në Manastir, Ohër, Resnje, Përlep dhe Veles. Në 1912 në territorin e Maqedonisë së sotme banonin 650.000 shqiptarë dhe 400.000 sllavo-maqedonas. Shqiptarët ishin para 1912 me mbi 61% shumica absolute e popullsisë në territorin e Maqedonisë së sotme.
Numri i lindjeve të shqiptarëve në Maqedoni është afërsisht 28.000 në vit, lindshmëria është 2% e popullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6%.
Minoritetet e tjera janë afërsisht 200.000. Nga minoritetet e tjera janë afërsisht 75.000 që deklarohen turq por nga këta janë afërsisht 60.000 shqiptarë dhe ata dinë edhe shqip. Numri i popullsisë në Maqedoni është gjithsej afërsisht 2.700.000 dhe nga kjo popullsi rreth 1.400.000 janë shqiptarë dhe deklarohen hapur shqiptarë. Shqiptarët janë me rreth 52% shumica absolute e popullsisë në Maqedoni dhe Maqedonia është shteti i tretë me popullsi shumicë shqiptare. Shqiptarët kanë afërsisht 15 vjet që janë bërë përsëri populli më i madh në Maqedoni. Nga Maqedonia janë gjithsej rreth 250.000 emigrantë shqiptarë edhe kjo domethënë që shqiptarët e Maqedonisë janë gjithsej rreth 1.650.000 me emigrantët e tyre. Nga të gjithë nxënësit në Maqedoni afërsisht 70% janë nxënës shqiptarë. Në Maqedoni numrat zyrtarë të deklaruar të nxënësve shqiptarë gjithmonë kanë qënë edhe janë të fallsifikuar qellimisht ashtu si kanë qënë edhe janë të fallsifikuar qellimisht edhe numrat e banorëve shqiptarë dhe numrat e lindjeve të shqiptarëve.
***
Në Luginën e Preshevës banojnë afërsisht 180.000 shqiptarë dhe jo rreth 100.000 si deklarohet. Me emigrantët e tyre shqiptarët e Luginës së Preshevës janë rreth 250.000. Shqiptarët në Mal të Zi janë rreth 80.000 dhe jo rreth 30.000 si deklarohet qëllimisht gabim nga Mali i Zi. Me emigrantët e tyre shqiptarët e Malit të Zi janë rreth 120.000. Këta janë vetëm ata që deklarohen shqiptarë.
Shqiptarët janë, duke mos e llogaritur Rumaninë, kombi më i madh në Ballkan. Gjithsej shqiptarët janë afërsisht 9,2 milionë individë në Ballkan. Me emigrantët shqiptarët janë afërsisht 11,8 milionë individë.
Në këto shifra përfshihen vetëm ata që deklarohen shqiptarë. Me arvanitët dhe shqiptarët e tjerë në Greqi këto shifra do ishin shumë më të larta. As shqiptarët e Turqisë nuk përfshihen në këto shifra. Në krahasim me shqiptarët kombet e tjera të Ballkanit janë shumë të vegjël. Në Ballkan vetëm shqiptarët kanë shtim të popullsisë kurse kombet e tjera kanë humbje të popullsisë. Shqiptarët ishin deri në krijimin e shtetit grek nga arvanitët në fillim të shekullit të 19 kombi me popullsinë dhe territorin më të madh në Ballkan sepse edhe arvanitët deklaroheshin hapur shqiptarë.
Shumica e shqiptarëve që banojnë në Çamëri, Artë, Janinë, Konicë, Follorinë, Kostur, Grebene dhe Meçovë e flasin gjuhën shqipe. Me ata janë afërsisht 10 milionë shqiptarë në Ballkan. Edhe shumë arvanitë e flasin gjuhën shqipe. Numri i arvanitëve është gjithsej afërsisht 5 milionë individë.
Shqipëria dhe shqiptarët jashtë Republikës së Shqipërisë kanë shtimin natyral të popullsisë më të lart në Europë. Gati të gjitha vendet e tjera të Europës kanë humbje të popullsisë dhe vetëm pak vende si Franca, Anglia dhe Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë. Të gjithë artikujt e OKB, BE dhe organizatave të tjera që deklarojnë sikur Shqipëria ka pakësim të popullsisë dhe do ngelin vetëm afërsisht 1 milion ose edhe më pak banorë në vend janë thjeshtë gënjeshtra. Me këto gënjeshtra kërkohet të arrihet ulja e shtimit natyral të popullsisë së Shqipërisë dhe shtimi i emigrimit jashtë vendit. Shqipëria ka aktualisht gati 4 milionë banorë rezidentë. Shtim të njëjtë natyral të popullsisë si Shqipëria e ka Turqia por ky vend është gati plotësisht në Azi dhe jo në Europë.
Në përgjithësi bëhet një propagandë shumë e keqe në mediat shqiptare kundër Shqipërisë duke e deklaruar gabimisht si “vendin më të varfër në Europë“. Duhet ta dinë të gjithë se “vendi më i varfër në Europë“ është Moldavia dhe pastaj vinë Ukraina, të gjitha vendet e tjera të Ballkanit dhe Bjellorusia. Shqipëria e ka prodhimin e brendshëm bruto (GDP) për banor aq sa e ka edhe Rumania. Shqiptarët janë mesatarisht më të pasur se sa janë mesatarisht banorët e këtyre vendeve të përmendura. Nëse prodhimi i brendshëm bruto i Shqipërisë nuk do kishte rënë gjithsej me rreth 41% në 1990, 1991, dhe 1992 për shkak të shkatërrimit të konsiderueshëm të industrisë, fabrikave dhe gjithë ekonomisë. Shqipëria do e kishte sot prodhimin e brendshëm bruto real për banor aq sa e kanë Italia, Spanja dhe Çekia sepse Spanja dhe Çekia e kanë arritur prodhimin e brendshëm bruto real për banor të Italisë.
Instati dhe qeveritë i kanë fallsifikuar pas 1990 të gjitha të dhënat për ekonominë e Shqipërisë ashtu siç i kanë fallsifikuar edhe të gjitha të dhënat për demografinë e Shqipërisë. Në 1975 Shqipëria e kishte arritur prodhimin e brendshëm bruto për banor sa e kishin Spanja dhe Çekosllovakia dhe të njëjtë me këto vende e kishte deri në 1990. Shipëria nuk e arriti prodhimin e brendshëm bruto për banor të Italisë, Francës dhe Anglisë por barazimi i prodhimit të brendshëm bruto për banor i Shqipërisë me prodhimin e brendshëm bruto për banor të Spanjës dhe Çekosllovakisë ishte një arritje e madhe. Shqipëria ua kishte kaluar Portugalisë, Greqisë, vendeve ballkanike dhe gati të gjitha vendeve socialiste në Europë. Vendet më të varfra të Europës ishin Jugosllavia, Bullgaria dhe Rumania. Prodhimi i brendshëm bruto për banor i Shqipërisë ishte gati sa dyfishi i prodhimit të brendshëm bruto për banor të secilit të këtyre vendeve. Shqipëria ishte vendi i tretë prodhues më i madh i kromit në botë në sasi absolute pas Bashkimit Sovjetik dhe Afrikës së Jugut dhe vendi i parë prodhues më i madh i kromit në botë për banor. Shqipëria ishte dhe është edhe sot vendi me
prodhimin më të madh të naftës për banor në Europë. Por në atë kohë prodhimi i naftës ishte më i madh se sa është sot.
Nga 1950 deri në 1980 Shqipëria e kishte rritjen ekonomike mesatarisht 8,7% në vit. Nuk kishte asnjë vend tjetër në kontinentin europian rritje ekonomike aq të madhe. Spanja e kishte 5,7%. Vendet e tjera të Europës Perëndimore e kishin 4-5%. Greqia e kishte 5,8% kurse vendet e tjera ballkanike më pak se 5%. Vendet e tjera socialiste të Europës Lindore e kishin afërsisht 5%. Rritjen ekonomike të Shqipërisë nuk e arriti dot asnjë vend tjetër në Europë. Dihet që Shqipëria kishte edhe ushtrinë më të fortë në Ballkan.
Për nga arsimimi, përqindja e popullsisë me shkollë të lartë dhe përqindja e popullsisë me shkollë të mesme Shqipëria ua kalonte Italisë. Spanjës, Portugalisë, Anglisë. Francës, Gjermanisë, Greqisë, të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit, gati të gjitha vendeve socialiste dhe ishte e barabartë me vendet me popullsinë më të arsimuar në Europë.
Në të gjitha vendet socialiste të Europës u shkaktuan kriza artificiale në vitet 1985-1990 për të gënjyer opinionin publik për ndërrimin e sistemit që u bë në të gjitha këto vende në 1989 dhe 1990. Në Rumani, vende të tjera socialiste në Europë dhe vendet e tjera ballkanike kriza ishte më e madhe se sa në Shqipëri. Por në 1945 dhe gjithashtu në 1950 Shqipëria e kishte ekonominë dhe prodhimin e brendshëm bruto për banor të barabartë me Rumaninë dhe vendet e tjera ballkanike dhe këto ishin vendet më të varfra në Europë. Shqipëria kishte prodhim dhe përpunim shumë të madh industrial nafte, kromi, nikeli, hekuri, bakri, bitumi etj. dhe prandaj e arriti një zhvillim kaq të madh ekonomik. Sot në Shqipëri të ardhurat mesatare janë njëjtë si në Rumani. Shqipëria dhe Rumania i lënë pas Bullgarinë, Moldavinë, Ukrainën, Bjellorusinë dhe të gjitha vendet e tjera të Ballkanit që nuk janë në BE. Në Shqipëri duhet ta dinë që vendet e tjera ballkanike kanë gjithashtu shumë emigrantë. Bullgaria ka afërsisht po aq emigrantë sa Shqipëria. Kurse Rumania ka afërsisht 3,5 milionë emigrantë që është një numër shumë i madh emigrantësh.
Arsyeja pse Shqipëria ka afërsisht 1,35 milionë emigantë është afërsia gjeografike me Italinë dhe Greqinë. Aktualisht Shqipëria e ka prodhimin e brendshëm bruto më të lart se sa Greqia por të ardhurat dhe niveli i çmimeve në Shqipëri janë mesatarisht më të ulëta se sa në Greqi. Nësë qeveria e Shqipërisë do i rriste të ardhurat në nivelin e të ardhurave në Greqi ose edhe më shumë nuk do Shqipëria nuk do kishte emigrantë në Greqi. Bullgaria dhe Maqedonia janë gjithashtu vende fqinje me Greqinë por kanë shumë më pak emigrantë në Greqi. Arsyeja për këtë është që Greqia ka qendrime armiqësore ndaj këtyre vendeve dhe kundër Bullgarisë ka bërë edhe luftra. Edhe kundër Shqipërisë ka bërë luftra Greqia. Por shqiptarët në përgjithësi nuk janë aq shovinistë sa popujt e tjerë të Ballkanit. Si gati të gjitha vendet e Europës dhe të Ballkanit edhe Greqia ka humbje natyrale të popullsisë.
Qenka e pa fund marrezia jote (ashtu si universi) or kaqoli qe pretendon se ke bo Census e ke numeru shqiptaret!
I hedh keta carcafe te rreckosur qe nuk ti lexon askush kudo neper shkrime qe nuk kane asnje lidhje as me numrin e popullsise, as me demografine por kane lidhje vetem me psikopatine tende funksionale or ‘FTERI’
Ule bishtin or qeni serb Edi se ta pres.
Eja ‘FTERI’ merr dhe briskun me vehte te ma rruash ca kete bishtin para. Dhe leri pordhet e te fortit se do grisesh breket e tua o matuf…Ahahahaha
Idete e Prof. Qoses jane te bukura, por e humbasin shkelqimin e tyre ne realitetin e shemtuar te ndarjes se shqiptareve ne dy shtete. Akademite jane pjese e superstruktures se nje shteti, qe varen nga te ardhurat ekonomike dhe financiare te tij. Por, ashtu sic jemi ndare ne shqiptaret ne dy, tre apo kater shtete, po ashtu jane edhe serbet te ndare ne shtete te ndryshme dhe atyre u lind e drejta te kerkojne akademi te perbashketa “mbarekombetare”, gje qe eshte nje kerkese jashte realitetit. Pse ideja e Prof. Qoses eshte per mendimin tim jashte realitetit?
Se pari cdo bashkim shteteror apo familjar fillon nga portofoli i perbashket; e qeveria e Shqiperise ka portofolin e vet, ajo e Kosoves ka te sajin. Pra nuk mund te kemi nje Akademi Mbarekombetare, ne Akademine e Shkencave te Kosoves bejne pjes edhe shkencetare te kombesise serbe.
Se dyti, ne Shqiperi kemi dy Akademi Shkencash qe mbahen nga buxheti i shtetit: Akademia me emrin e Vjeter te Shkencave dhe Akademine me emrin e Ri te Studimeve Albvanologjike. Po ashtu kemi edhe nje Akademi te Shkencave dhe Arteve te Shqiperise, e cila zyrtarisht nuk mbahet nga shteti, pra ka karakter honorifik.
Se treti, shteti shqiptar duhet t’i mbaje te tri akademite me buxhet, por me nje ndarje administative sipas fushave te studimit te tyre: 1. Akademia e Shkencave Albanologjike. 2. Akademia e Shkencave Natyrore e Shqiperise. 3. Akademia e Letersise dhe Arteve te Shqiperise. Te njejten strukture administrative dhe financiare une do t’ia rekomandoja edhe shtetit te Kosoves.
Se katerit, kerkesa e drejte e Prof. Qoses do te plotesohet vetem nese politikanet e Kosoves dhe te Serbise do te bien dakord te ngrihen mbi pasionet nacionaliste dhe te arrijne ne shkembimin e territoreve reciproke ku jetojne serbet ne pronat e tyre tashme shekullore dhe shqiptaret autoktone ne trojet e veta. Serbet i bashkohen shtetit serb dhe kosovaret trungut ame-Shqiperise.
Qendra e Akademise Mbarekombetare e shkencave dhe arteve nuk ka pse te leviz sa aty-ketu por te vendosej ne qytetine Prizrenit.
Për momentin më mirë me mbet kështu i është,sepse me Qeverinë Rama dhe shokët e Qosjes,Hashimit na sjellin Rusinë dhe asgjë nuk mbetet shqiptare.
Sikur puna e shqiptarit te kish mbetur ne dore te shqiptarve, padiskutim sot nuk do te kishim as Shqiperi e as Kosove. Mendje te ketilla si te Xhepit nga Kosova jane tipike ne popuj si puna jone, ku llapalloset sa per tu dukur, nje populizem i shplare, nje patriotizem bajat. Thjesht per tu dukur!
E para, Kosova nuk eshte akoma shtet me vete. Te gjitha nderrmarjet e tilla cojne vetem uje tek nacionalizmi serb. E dyta, para se te behet nje bashkim Akademish, duhej te kish nisur puna per studime te perbashketa shkencore, cfare nuk ekziston fare; (“shkencetaret” kosovare mund te jene te paret per te blere shpia ne Shqiperi, mundesisht prane detit, por jo per pune te perbashketa shkencore). E treta, punimet e deritashme shkencore te studjuesve dhe akademikeve kosovare kane qene ne mbi 90% te tyre rreth mineralogjise (xeherorve -sic i quajne ata), ndersa ne Shqiperi puna shkencore e studjuesve dhe akademikve ka qene ne shume shkenca dhe me e larte; (ne Kosove, edhe nje “fizikant i nderuar”, Jahja Koka, ngaterron kozmologjine me astrofiziken!).
Ndaj, duhet pune dhe jo llafe. Te gjitha keto lloj nismash gjoja patriotike nga Kosova nuk llogarisin fare kontributin e pakicave te tjera aty, -kjo demton te ardhmen e Kosoves si shtet i pavarur.
Mesazhi im nuk ka lidhje me temen qe trajtohet na i nderuari Qosja por eshte i nje rendesie te vecante per Kosoven martire.Se kush jane njerezit pas bisedimeve Kosove/serbi. Te me falni qe eshte ne Anglisht,pamundesia e te paturit kohe per ta perkthyer.
https://orwell1984366490226.wordpress.com/2020/02/26/with-grenell-appointment-the-israel-lobbys-foothold-on-us-intelligence-grows-even-stronger/
Artikulli ne linkun e mesiperm tregonte mbi afersine dhe kontaktet e ngushta te Grenelit me lobin cifut ne Amerike, me vete Njetanjahun dhe me Izraelin ne pergjithsi. Gjithashtu artikulli fliste per kapjen e disa posteve kyce ne servis-intelligjencen amerikane nga njerez pro-izraelite. Nje teme e njohur dhe e vjeter kjo! Me perkthimin e googles artikulli u perkthye ne disa sekonda.
Per ta pare “dijen” e ketij “akademiku” jugosllav mjafton ta shihni citatin “Akademia mbarëkombëtare e Shkencave”! Asnje popull ne bote dhe as popujt me kulture minimale nuk bejne gafe te tilla “akademike” sikurse qe bejne “akademiket shqiptare”! Askund dhe asnjehere nuk na ka rastisur te degjojme “atdhetarizma” te tilla “shkencore” si te kategoria e “akademikeve shqiptare” si Qosja, ku “akademiklleku” perfundon me sajensen “shkencore “mbarëkombëtare”, kur nuk e thote asnje popull ne bote. Nuk thone anglezet Akademia Mbarekombetare Angleze e Shkencave, por thone Akademia Angleze e Shkencave, nuk thone as francezet Akademia Mbarëkombëtare Franceze e Shkencave, por, thone Akademia Franceze e Shkencave, Nuk thone as gjermanet Akademia Mbarëkombëtare Gjermane e Shklencave, por thone Akademia Gjermane e Shkencave e keshtu me radhe, por, kete metode shume “shkencore” (mbarekombetare) e kane sajuar “dijetaret” dhe “akademiket” si Rexhep Qosja dhe bashkemendimtaret e tij te shkolles shqiptaro-jugosllave te “atdhetarizmit”…
Per marre t’Zotit!…
Nese doni ta shkaterroni Akademine Shqiptare te Shkencave, bashkojeni me “Akademine Kosovare te Shkencave” te UDB te Isa Mustafes, ani kur e propozon titisti R. Qosja!…
DRENICA E KUQE
I nderuar Kulufi te falenderoj per sa me siper.
Por perkthimi i artikullit eshte shabllon.
Njerezit qe qendrojne pas bisedimeve nuk perfaqesojne SHBA dhe as Izraelin. Ju thoni qe eshte nje teme e vjeter por ne fakt eshte me aktuale se kurre
Keta njerez nese mund ti quajme te tille perfaqesojne
segmente te pista.
Prandaj shqiptaret duhet ti therrasin mendjes se kane shekuj qe nuk e perdorin trurin por i sillen nga pas te keqes.
Nuk ka e nuk mund te kete dy Akademi Shkencash Shqip-
tare. Ata qe kerkojne dy akademi jane percarrsit me te
medhenj te kombit shqiptar. Nje krahasim: Spanja me disa
qindra milion ne Spanje dhe Ameriken Latine,gjithesej 25
SHTETE dhe kane vetem nje Akademi: “AKADEMIA REAL
E SPANJES” dhe a e dini se kjo Akademi nuk lejon as ne
leksik dhe as ne sintakse e morfologji te behen ndryshime.
Fjala eshte per gjuhen spanjisht te shkruar zyrtare ! Nuk e
lejon asesi te veprohet me neologjizma pa qene te aprovu-
ara nga Akademia Real e Spanjes. Keshtu psh.Ish-Presi-
denti i Venezueles, KALDERA kishte propozuar qe ne fjalo-
rin spanjisht te perfshihej fjala “miliardo” ,ne vend te “mil
millones” ! U deshen disa vite qe Akademia e Spanjes ta
petfshinte nje fjalorin e gjuhes spanjish,pasi Akademia e
diskutoi per vite me radhe,nese kjo fjale duhej perfshire apo jo ne Diksionarin spanjol. Ndersa ne me 5-6 milion ba-
nore duam ta coptojme gjuhen tone duke diskutuar jo pa
qellim te ligesht per dy Akademi. Latini i Lashte ka patur
nje sllogan ku thuhej: “DIVIDE ET IMPERA” ,qe ne shqip
perkthehet “PERCA E SUNDO” ! Kete pune po bejne tash
partizanet e dy Akademive me 5-6 milion banore !
Komenti.,,.,
Nje korigjim: Ne vend te Akademise Mbreterore Spanjolle,
te korigjohet ne “Academia Real e Madridit” ! Keshtu e qu-
ajne spanjollet.,.,,….