Akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja, thotë se Shqipëria ka nevojë të çlirohet nga disa figura si Berisha. Në një intervistë për A1 Report, Qosja thotë se në politikën shqiptare duhet t’u krijohet hapësirë njerëzve më të rinj.
“Shqipëria ka nevojë për ndryshim, për alternativë. Shqipëria ka nevojë të çlirohet prej disa figurave politike. 10 vjet, 15 vjet, 20 vjet, 22 vjet janë shumë. Tiranë, despotët, diktatorët mbesin aq gjatë në pushtet. Është koha e fundit, që disa njerëz të shkojnë prej politikës. T’u krijohet hapësirë njerëzve më të rinj. I pari që duhet të shkojë, që është e nevojshme të shkojë, prej sjelljeve, veprimeve, ideve, mendimeve, gjesteve, fjalëve, gjuhës së tij politike, është kryeministri Sali Berisha”, tha Qosja.
Në lidhje me zhvillimet e fundit politike, Qosja shprehet: “Ato krijojnë ndjenja negative që mund të perceptohen negativisht prej faktorëve ndërkombëtarë dhe mund të kenë pasoja që do t’i shohim më vonë. Nuk jam i sigurt se largimi në mënyrë të paligjshme i anëtarëve të LSI-së nga KQZ-ja, siç u bë, tregon se mund të shkohet normalisht deri në 23 qershor, ai që bëri këtë, bëri dhe diçka tjetër e mund të bëjë edhe diçka tjetër, që mund të bëhet pengesë për zgjedhjet, mund t’i kompromentojë ato”, thotë Qosja.
Te kujtohet Profesor kur te mori per dore Presidenti Mejdani ne vitin 1999 per te takuar kosovaret e perzene nga shtepite e tyre dhe jo s’te perfillen, po te perzune.Ty nuk te do njeri se ti nuk do njerim vec vetes tende.jeto me mjerimin tend!
Kur nga populli Kosovar nuk ju don,bile ju urren nga lidhjet tuaja me Jugosllavin e TITOS.Shko e merru me te kalueren tende te errte.
kur flet dhe QOSJA kundrat doktorit le per te deshiruar ha ha ha
eshte ky kryeminister i cili po mundohet qe edhe kosovareve tju jap pashaporte shqiptare qe ju te levizni ne BE si ne dhe ti si nje akademik duhet te jesh me i sakte dhe me vleresues ne pune n e doktorit qe po ben me ju dhe te sygjeroj ti dalesh cik nga ajo bindja jote komuniste
paska vene Sala 4-5 veta te ndjekin opinionet e te madhit QOSE ?me sa jeni paguar or te shkrete?