QSHA: 654 mësuesit e radhës që garojnë për licencën

Ornela

Pas gjuhëve të huaja, gara për licencat e reja në mësuesi do të vijojë me profilet e matematikës, edukimit fizik, shkencave sociale, fizikës, Informatikës, matematikë-fizikës, si dhe matematikës informatike.

Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka zbardhur edhe listën e fundit të 654 mësuesve të radhës që do të hyjnë në provimin e shtetit, për të siguruar lejen e ushtrimit të profesionit në lëndën përkatëse ku kanë kryer studimet universitare. Pjesa dërrmuese e kandidatëve do të testohen në lëndën e edukimit fizik.

Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar listën e mësuesve sëbashku me oraret dhe datat kur secili prej tyre duhet të paraqitet për të dhënë provimin. Specialistët e kësaj qendre bëjnë me dije se edhe për këta mësues do të zbatohen të njëjtat rregulla sa i takon hyrjes në ambientet ku do të zhvillohet testimi, por edhe në kryerjen e tij.

Provimet e shtetit për secilën lëndë do të zhvillohen me tre turne gjatë ditës, çka do të thotë se secili mësues duhet të jetë i kujdesshëm dhe të paraqitet për të zhvilluar provimin vetëm në datën dhe orarin e përcaktuar specifikisht për të. Për të mos rrezikuar hyrjen në provim, kandidatët që janë pjesë e kësaj liste duhet të paraqiten në ambientet e kësaj qendre 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit.

Ditën e provimit kandidati duhet të jetë detyrimisht i pajisur me: letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal, si dhe kopje të tyre).

Me vete duhet të mbani edhe faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit të derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë, ku të jetë e specifikuar hera pjesëmarrjes. Autoritetet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit sjellin në vëmendje se fatura duhet të ketë vulën e bankës përkatës.

Me vete duhet të keni edhe kopjet e diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MASR, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit. Kandidatët, të cilët nuk janë pajisur me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, duhet të paraqesin një vërtetim nga universiteti përkatës, ku konfirmohet shlyerja e të gjitha detyrimeve, përfshirë edhe gjuhën e huaj, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. Mungesa e ndonjërit prej këtyre dokumenteve penalizon kandidatët me përjashtim nga provimi e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit.

Kandidatët që do të vlerësohen në testimin me alternativa me më pak se 50 pikë, nuk do të pajisen me licencën, pasi rezultojnë mbetës. Nëse kandidati nuk e merr provimin me herën e parë, kur ta rijapë atë sërish, duhet të paguajë një tarifë edhe më të lartë. Tarifa vjen në rritje, për çdo provë të dështuar të kandidatit.

Pajisja më lejen e ushtrimit të profesionit, e lejon çdo mësues të ri që të nisë procedurat e mëtejshme të konkurimit për vendet e lira të punës në shkollat e arsimit parauniversitar, si dhe gjimnazeve publike dhe private të vendit. Kandidatët që do të hyjnë në provimin e shtetit për licencat e reja në mësuesi duhet të jenë të pajisur detyrimisht me diplomat e ciklit të parë dhe të dytë të studimit, të lëshuar nga universitetet përkatëse publike, apo private.

Personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit ose kualifikime profesionale në atë profesion, të cilat vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Fiskulture

Fizike Informatike

Matematik Informatik

Matematike Fizike

Matematike

Shkenca sociale

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *