Quhet BELGOROD, Rusia teston nëndetësen më të madhe prodhuar 30 vitet e fundit në botë pak ditë pas tensioneve me Britaninë

redaktor

Rusia ka testuar për herë të parë një nëndetëse gjigante të re bërthamore në ujëra të hapura, vetëm disa ditë pas një bllokimi të tensionuar në Detin e Zi me Britaninë.

‘Belgorod’, që besohet të jetë nëndetësja më e madhe në botë e prodhuar në 30 vjetët e fundit, u testua në Detin e Bardhë gjatë fundjavës, bënë të ditur mediat shtetërore ruse, të cilave u referohet “The Telegraph“.

Pasi të miratohet për përdorim, prej saj do të mund të lëshohen raketa interkontinentale ‘Poseidon’.

Ajo do të shërbejë edhe si bartëse e nëndetëseve më të vogla, të zhytura në thellësi me krahë robotikë, që mund të presin kabllot që ndodhen në shtratin e detit.

Marina Detare Mbretërore njoftoi në fillim të këtij viti se do të vendoste një anije spiune për të parandaluar që nëndetëse të tilla të sabotojnë internetin e Britanisë përmes taktikave të tilla.

Parametrat e saktë të Belgorod nuk janë bërë të ditur, por është e sigurt se pas testeve do t’i dorëzohet shtetit rus në fund të vitit 2021.

Burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes u kanë thënë mediave ruse se nëndetësja do të shërbejë në Flotën e Paqësorit.

Lajmi në median britanike

Por në Perëndim ka shqetësime se nëndetësja mund të vendoset në Arktik dhe Atlantikun e Veriut, ku Moska ka rritur ndjeshëm aktivitetin e saj të nëndetëseve vitet e fundit.

Muajin e kaluar, sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, i tha gazetës “Telegraph” se Moska mbetet “kërcënimi numër një” i Britanisë, ujërat e të cilës janë vizituar rregullisht nga anijet ruse.

Që prej vitit 2013, mjetet ujore ruse janë zbuluar nga Britania në më shumë se 150 raste.

Testimi i Belgorod vjen vetëm disa ditë pas një konfrontimi ruso-britanik në Detin e Zi, kur një mjet i Marinës Mbretërore kaloi nëpër ujërat e një zone që Rusia e ka pretenduar si të vetën që nga aneksimi i Krimesë në 2014. Ndërkohë, Britania ende e njeh atë si territor ukrainas. Rusia tha se gjuajti në shenjë paralajmërimi dhe hodhi bomba afër anijes, një pretendim ky që u kundërshtua nga Downing Street.

n.s. / dita

 

Share This Article
5 Comments
  • E po pastaj qe paska nje nendetese kaq te madhe,per cfar hyne ne pune!
    Ky mjet nuk zapton te gjithe detin, e per cfar duhet! Vetem per te shitur pordh!

  • Tani ka nje arsye me teper edhe Januz Bugajski te beje shkrimin e rradhes nen titullin aq te preferuar ‘Rreziku i Rusise per Perendimin’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *