Ku vdiq Migjeni, në Torino apo Toronto?

redaktor

Duket se tekstet shkollore janë një minierë gabimesh, qofshin ato drejtshkrimore, por edhe gabime të dhënash të gabuara. Sa më shumë t’i shfletosh aq më shumë të vritet syri me situata qesharake.

Pretendohet që njohuritë bazë një nxënës t’i marrë nga shkolla, por në fakt është edhe ana tjetër e medaljes, kur informacionet janë të gabuara. E thënë me fjalë më të thjeshta: Shkolla të mëson gabim. Dhe kur të mëson shkolla gabim… si i bëhet për të dal te e vërteta?!

Një rast konkret është publikuar nga një mësuese në Facebook-un e saj. Gafa është gjetur në librin Gjuha Shqipe VI, teksti i mësuesit. Me librin e mësuesit punon vetëm mësuesi në shtëpi, kur përgatitet për ditën pasardhëse.

Sa mirë që mësuesja në fjalë ka studiuar me tekste të tjera kur ka qenë nxënëse dhe është e informuar.

Në këtë libër është shkruar se Migjeni në vitin 1938 shkon e vdes në…Toronto?! Pyetja që ne parashtrojmë është se mos ndoshta ai ka vdekur në Torino?! Ne i kërkuam mësueses disa të dhëna më shumë për këtë tekst dhe ajo, duke dashur të ruaj anonimatin na tregoi se gabimi është gjetur te “Libër mësuesi për tekstin “Gjuha amtare 6”, ALBAS, 2006. Fq 145, tema “Luli i vocërr”. Libri i mësuesit udhëzon mësuesin si të organizojë një orë mësimi”. Në lidhje me këtë gabim mësuesja na thotë se “Nuk e mendoja se mund të habitesha më shume se për gjinkallën që bën check in dhe shkuma party në Dhërmi, derisa hasa një tjetër gafe: Migjeni ne vitin 1938 shkon e vdes ne … Kanada?!

Në këtë situatë duket se shkojnë vargjet e “Recitalit të Malësorit” që autori i ka shkruar 80 e kusur vite më parë, “O, si nuk kam një grusht të fortë t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë, ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët – n’agoni të përdihet si vigan i vramë”. I mbetet mësuesve të verifikojnë mirë tekstet përpara se t’i japin mësim nxënësve, u pa kjo punë tani…/E.R/DITA

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *