Qysh do bëjmë pa Salën?

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Se kush na dha lajmin

Të na prishë rehatin

Se gjasme Saliu

Desh të lërë mandatin.

 

Populli i shkretë

Do të vërë kujën

Qysh do bëjmë ne

Pa Sali rrëmujën?

 

Qysh do bëjmë ne

Pa Sali mandatën

Që për tym dhe sherr

Ka marrë doktoratën?

 

A ndofta gazetat

Me neve u tallën

Qysh do bëjmë ne

Pa Sali rrumpallën?

 

Tash që u mësuam

Me këtë zakon,

Përshesh pa Saliun

Nuk shkon që nuk shkon.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *