Ankesat e shumta dhe të herë pas hershme të qytetarëve të Tiranës që përfshihen në zonën e ndërtimit të Bulevardit të Ri, të paraqitura në Prefekturën e Tiranës, ka detyruar INUK që të pezullojë punimet, deri në verifikimin e dokumentacionit tekniko-ligjor në të mirë të sqarimit të situatës.
***
Reagimi i Prefektit te Tiranës, Sadi Vorpsi
Referuar ankesave të qytetarëve të Tiranës, pronat e të cilëve preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri, Prefektura e Tiranës bën me dije se për një periudhë disa mujore, ajo ka marrë me qindra ankesa apo dhe ka zhvilluar takime të drejtëpërdrejta me ta, për shqetësimin lidhur me shpronësimet.
Ky problem, i cili mund të marrë përmasat e një konflikti social ngrihet në bazë të shqetësimit të pronarëve ndaj Bashkisë së Tiranës se shpronësimet nuk po realizohen në përputhje dhe sipas afateve të përcaktuara në legjislacionin përkatës.
Konkretisht, ata janë ankuar për referenca joreale në vlerësimin e pronave të tyre, krahasuar me çmimet e tregut.
Nisur nga ky shqetësim masiv në respekt të ligjit Prefektura e Tiranës i ka kërkuar INUK verifikimin e dokumentacionit tekniko-ligjor për shembjet në fjalë.
Prefektuar është e angazhuar të zbatojë gërmë për gërmë ligjin dhe të verifikojë cdo shqetësim të ngritur nga qytetarët në lidhje me shkelje të pretenduara nga ata.

Eshte budallallek levizja e Stacionit te Trenit prej aty ku eshte. Duhwet nje tren elektrik Tirane_Durres.
FILLOI EDHE RILINDJA SI PUNA E SALIUT.
ME KETA TIPA HAJDUTASH ME DUKET SE DO RRIME NJA 8 VITE, JA PO I BIEN TOPET DEMIT KETU, JA DO TI BIEN ATJE DHE PASTAJ DO ZGJOHEMI NGA GJUMI E DO KUPTOJME SE KEMI NGELUR ME GISHT NE GOJE.
KETA JANE HAJDUTA O NJEREZ NJELLOJ SI SALIU QE NUK KANE ARDHUR PER PUNE, POR PER TE VJEDHUR.
PSE E HODHEM SALIUN POSHTE??!!
PIKERISHT SEPSE BENTE NGA KETO VEPRIME.
EDHE KETA NJELLOJ JANE SI PUNA E SALIUT.