Rusia ka nisur lëshimin e pasaportave për banorët e Krimesë, duke thënë se ata janë tani qytetarë rusë. Kievi ka thënë se do të nisë regjimin e vizave për rusët që duan të vizitojnë Ukrainën. Duke parë situatën në Krime, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, do të jetë në Moskë, ku do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin. Ndërsa të premten, Ban do të udhëtojë drejt Kievit për bisedime me ushtruesin e detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, dhe kryeministrin Arseniy Yatsenyuk. Vizita ndodh në kohën e tensionimit të raporteve midis Rusisë dhe Ukrainës, për shkak të aneksimit të Krimesë nga Moska.

Ban nje M….t mos harro merre dhe Arvizun qe kure te pjerdh Putini ti gezoheni aromes.
haaaaaaaaaaaaaaaaa