Qytetarët lajmërojnë për kundërprotesta: Nuk lejohen militantët

Dita

Një grup qytetarësh të pavarur politikisht paralajmëron Partinë Demokratike se nesër do të përballet me një kundërprotestë.

Protesta do të zhvillohet në orën 13:00 para Kuvendit lidhur me për situatën e tensionuar së fundmi në vend.

Organizatorja e kësaj proteste, studentja Gresa Hasa thekson në njoftimin e protestës se, kjo është një protestë pa ngjyrime politike dhe se, nuk do të lejojë asnjë militant të asnjë force politike që t’i bashkëngjitet kësaj proteste qytetare.

Qëllimi i kësaj proteste sipas Hasës është që të tregojnë se si protestohet në mënyrë qytetare, pa britma.

“Është shumë e rëndësishme për ne të theksohet në media protesta qytetare si e këtillë, PA ngjyresa politike. Ne dëshirojmë të tregojmë që qytetarët mund të organizohen vetë…PA britmat e njërës parti apo tjetrës…pse është e rëndësishme që populli të tregojë rolin që ai mbart në raport me politikën dhe politikanët. Janë ATA në shërbimin tonë, jo NE në shërbim të tyre”, thuhet në njoftim.

Share This Article
3 Comments
  • Me cfare programi dhe ndaj kujt do te protestojne?-Do jete e gabuar perplasja e orareve,ndryshe do te quhet ANTI-MITING,e mund te kete perplasje fizike !

  • *****…pa diskutim nuk lejojme gabelet e dhe rrugaqet e politikes se SALI BERISHES dhe LULZIM Bashes te shkatrroin dhe nje here mbase 24vjetesh jeten e lire te shqiptarve te lire.Por do te kembenguluim me force qe SALI BERISHA DHE LULZIM BASHA te shkojne para hekurave dhe te marrin ndeshkimin qe meritojn; per vrasje ne Gerdec dhe me 21janar ,per vjedhje 230mil euro te rruges Kuksit ,per shitje teritori detar me vule dhe me firme.etj.Nuk do lejojme me protestues ne kete vende me mercenare me sy te zgurdulluar te paguar nga P.D -ja te paralizojne jeten e gjithe shqiptarve siç ka bere deri tani duke paralizuar parlamentin qeverine e zgjedhur me voten e lire me protesta te nje grupi te vogel klienteliste interesash droge,me eksploziva ,me qellim per te ardhe ne pushtet perseri pas 24 vjetesh per ta shkatrruar perfundimisht kete vende . Keto hiena qe ne i provuam realisht mbi shpatulla tona jane vuajtje ,veçse mbollen barbarizem mbi kete popull e mbi kete vende si te ishin armiqte te huaje me pa shpirte . Mbeshtesim kete insiative te rinise se pa mvarur dhe ne raste se do te na e imponoje rrebelet e krye rrebeli S.B ,do ti pergjigjemi dhunes me dhune, me te njeten monedhe duke i shkaktuar te njeten dhimbje qe S.B i ka shkaktuar vendit tone per 24 vjet dhe perseri kjo moster po kerkojne destabilizim te pergjithshem, jemi gati kunder kesaj mortaje ti pergjigjemi dhunes me dhune.@@@@@@

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *