Qumështi i pasterizuar, apo sicc e quajnë qytetarët ai i kutisë, është më i preferuar për konsum sepse sipas tyre ka nivel sigurie më të lartë.
Ndërkohë tretgarët shprehen se shitja e nënprodukteve të qumështit është rritur ndjeshëm dhe djathi mbetet më i preferuari në treg.
Qytetarë: E blej me kuti sepse mendoj se është më i sigurt.
Por ka dhe konsumatorë qe i qëndrojnë besnikë blerjes së qumështit te papërpunuar.
Qytetar: Kam një mik që ma sjell tek fshatarët. Me atë jam mësuar. Për mua është i mirë.
Të tjerë shprehen se për qumështin nuk kanë siguri…
Raporti i fundit i INSTAT thotë se gjatë vitit 2016, qytetarët shqiptarë kanë konsumuar më shumë qumështin e përpunuar, por ndërsa ka rënë sasia e grumbulluar e qumështit për konsum, është rritur sasi e këtij produkti që shkon për nënproduktet e tij
