Një ndër protestuesit pretendon se ka konstatuar një rast te produktit me datën e falsifikuar dhe ka dashur ta denoncojë atë, por nuk ka mundur.
Tubuesit kërkuan nga parlamenti ligje më të forta kundër abuzuesve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën të ditur se numri pa pagese 0800 75 75 në dispozicion të konsumatorëve, është funksional.
Megjithatë drejtues të Autoritetit pranojnë rastet e abuzimeve me ushqimet.
Pak dite me parë, është zbuluar një magazine frigoriferike pranë Tiranës, ku produkteve me origjine shtazore iu ishte falsifikuar data e skadencës.
AKU e gjobiti biznesin me 400 mije leke dhe i sekuestroi mallin.
