Qytetarëve ju ndryshohet adresa pa i vënë në dijeni, Doracaj: S’ka ndryshim vendbanimesh, s’do ketë probleme për zgjedhjet

Edlira Shehu

Bledar Doracaj, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, tregoi për Ilva Now se çfarë po ndodh me sistemin e adresave disa muaj përpara zgjedhjeve, pse ka ankesa të qytetarëve për ndryshim pa dijeni të tyre dhe se si po punohet për korrigjimin e këtij problemi.

Doracaj tha se prej 30 vitesh që sistemi i adresave nuk punon dhe qytetarët janë marrë vesh me pika referimi popullor. Ai tregoi se në vitin 2016 qeveria akordoi një fond për krijimin e një sistemi të ri adresash, procesi kishte të bënte me intervistim në terren të qytetarëve dhe se në vitin 2019 nisi implementimi i projektit duke bashkuar dy regjistrat, regjistrin kombëtar të gjendjes civile dhe atë të adresave.

“Gjatë bashkimit të dy regjistrave… është një numër i konsideruar… nuk dua të hidhem te shifrat, nuk është gabim as mbivendosje, është një numër qytetarësh që nuk janë gjendur në adresën ku jetojnë apo ku janë deklaruar, por në një adresë tjetër. Gjatë bashkimit të regjistrave qytetarët që janë gjetur gjatë intervistimit u konstatua se ata nuk banojnë aty ku e kanë deklaruar, dhe ku janë bashkuar regjistrat u del se vendbanimi u del si për shembull te njësia 5 në Tiranë dhe adresa u del në Kavajë, Vlorë… qytetarëve që kanë shtëpi të dyta,” – u shpreh Doracaj duke këmbëngulur se askush nuk ka ndryshuar vendbanimin.

“Vendbanimi ndryshohet duke u paraqitur vetë me dokumentacion përkatës te zyra e gjendjes civile ku do të shkojë, ky është një konflikt që është krijuar te adresat, që do të thotë rrjedhimisht as qendrat e votimit as lista e zgjedhjeve, aty ku kanë votuar në 2019-ën, 2017-ën… do të votojnë edhe në 2021-in atje ku kanë votuar, vetëm nëse e kanë ndryshuar vetë vendbanimin më pas,” – tha Doracaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile tha më tej se adresa është e domosdoshme për raste ligjore si për shembull situatat e gjyqeve, ku njoftimet bëhen me postë dhe qytetarët mund të ankohen më pas se nuk janë njoftuar.

“Qytetarëve u kërkohet me zero kosto financiare, të shkojnë në zyrat e gjendjes civile ku ka vendbanimit dhe të çojnë një fotokopje të dokumentit të pronësisë së shtëpisë apo kontratës së qirasë, është e saktësueshme,” – tha Doracaj duke refuzuar ta konsiderojë gabim, apo korrigjim.

Ai këmbënguli se ka pasur korrektesë dhe punë të mirë nga stafi i tij për të regjistruar adresat, duke shtuar se nuk ka vend për shqetësim për sa i përket listave të zgjedhjeve apo procesit zgjedhor.

“Të gjithë ata që kanë probleme me adresat, nuk kanë probleme me zgjedhjet, ata do jenë aty ku kanë qenë,” – këmbënguli Doracaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile kërkoi që qytetarët të mos nxitohen përpara akuzave që mund të ngrenë, por të verifikojnë në e-Albania.

Doracaj u shpreh i hapur për çdo lloj padie që u paralajmërua nga opozita për “përdorim elektoral” të zyrave të shtetit. Ai shtoi se për të gjitha pretendimet ka kërkuar që të hetohet pasi saktësimi i adresave është detyrim ligjor për qytetarët.

Share This Article
3 Comments
  • LIDHUR ME ADRESAT DHE GJENDJEN CIVILE DESHEROJ TE SUGJEROJ:
    KA QYTETARE QE KRYEJNE LEVIZJE TE DETYRUAR PER ARSYE EKONOMIKE,MBETEN PA SHTEPI,NDAHEN ME FEMIJET ETJERA E TJERE DHE IKIN NE NJE BANESE TJETER BRENDA RRETHIT OSE NE NJE QYTET TJETER DUKE MARRE NJE SHTEPI ME QIRA.SHUME NGA KETA KLIENTE QEPER NJE APO SHUME ARSYE MARRIN SHTEPI ME QIRA NUK ARRIJNE TE BEJNE NJE KONTRATE NOTERIALE ME QIRADHENESIN PER KETO ARSYE:
    1-QIRADHENESI NUK E BEN KONTRATEN NOTERIALE MBASI NUK DO TE PAGUAJE TAKSEN MBI QIRANE
    2-QIRADHENESI NUK E BEN KONTRATEN SEPSE NUK ESHTE LEGALIZUAR BANESA.
    3-QIRADHENESI NUK E BEN KONTRATEN SE NUK KA HIPOTEKUAR HYRJEN SE NUK E KA NDARE ME FAMILIARET E TJERE,
    4-QIRADHENESI NUK E BEN KONTRATEN SE ESHTE JASHTE SHTETIT DHE NUK VJEN DOT PER SHUME ARSYE DHE AUTORIZON NJE NJE TE NJOHUR TE TIJ TI JAPE CELESAT DHE TI MARRE QIRANE NEPERMJET NJE MARREVESHJE GOJORE.
    QYTETARI QE KALEVIZUR KA HALLIN URHENT KU TE FUSI KOKEN DHE NUK I ZGJIDH DOT KETO NEPERMJET LIGJIT TE GJENDJES CIVILE E CILA I KERKON QYTETARIT QIRAMARRESE SILLME KONTRATEN E QIRASE TE NOTERUAR.
    I KAM NGRITUR DISA HERE KETO PROBLEME POR SUGJERIMET E MIA BIEN NE VESH TE SHURDHER.KAM PROPOZUAR QE ATA QYTETARE QE KANE KETO MUNGESA TE MESIPERME TE BEHET NJE AMENDAMENT LIGJOR KU TE LIGJEROHET QE GJENDJET CIVILE TE PRANOJNE LEVIZJEN E E VEND BANIMIT TE QYTETARIT PER REGJISTRIM NE GJENDJEN CIVILE TE TRANSFERUAR NEPERMJET NJE DEKLARETE ME PERGJEGJESI PERSONALE PENALE.
    KEJO DO TE BENTE TE MUNDUR MENJEHERE ZBARDHJEN E LEVIZJEVE DHE PASTRIMIN E GJENDJEVE CIVILE NGA NDRYSHIMET E PA DEKLARUARA DHE DO TE IDENTIFIKOHESH VENDNDODHJA E RE E SHUME FAMILJEVE DHE INDIVIDEVEQE KANE LEVIZUR.
    KY DO TE ISHTE NJE NDIHME E MADHE PER GJITHE INSTITUCIONET SIDOMOS TE ETYRE TE SIGURISE SHENDETIT PENSIONEVE VOTIMEVE GJYKATAVE BANGAVE ETJERA.
    NUK ESHTE E PA MUNDUR QOFTE EDHE ME AFAT 5 VJECAR APO ME SHUME.DUHET BERE NJE AMENDAMENT MBASI DO TE SILLTE NJE REALITET TE RI PER TE CILIN SHUME INSTICIONE KANE NEVOJE.

  • Problemin me adresat nuk e ka qytetari !
    por e keni ju !
    O gomarr ! O burrokrat i pafte dhe i korruptuar !
    Jeni ju problem qe krijoni probleme me adresat dhe ju a ngjeshni qytetareve !
    Adresat ne se ndryshohenduhet te behen me ligj, dhe rregullore,duhet te njoftohet Publiku !
    ‘ problemi’ si koncept eshte problem, kur administrata nderhyn dhe ndryshon adresen pa lejmeruar Kur nuk e sqaron Publikun perse e ndryshoni adresen ?!!
    Nese nuk sqaroni publikun qytetar , per adresat jeni ju qe krijoni problemin dhe jo qytetaret Ju i beni lemsh administrimin me Paftesite tuaja korruptive dhe idiote ! #ne te gjithe boten adresat nuk ndryshohen ! vetem ne Shqiperi Administarat politike ndryshojne adresat sa her qe tju ngrefet Duci ! Hajdari!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *