Haxhi Çaushi në zonën e Kasharit në kryeqytet ka dhuruar mbi 1 400 metra katror tokë për komunitetin duke i hapur rrugë transformimit të gjithë zonës. Falë këtij gjesti, Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e rrugës në zonën industriale Yzberisht-Kashar me gjatësi rreth 3 km e gjatë, me trotuare, ndriçim LED, sinjalistikë dhe vizime.
Krahas dhurimit të tokës, Haxhi Çaushi ka mbjellë për komunitetin edhe rreth 25 rrënjë ullinj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vazhdimisht i ka bërë thirrje komunitetit që të bashkëpunojë për të liruar pak nga hapësira në mënyrë që t’i hapin rrugë projekteve zhvillimore të cilat jo vetëm transformojnë lagjen, por të rrisin vlerën edhe të vetë pronës së tyre.
e.t./dita

Bravo ! Ka njerez akoma.
Asaj rruge ti vihet emri i familjes Caushi ,ne shenje mirenjohje per dhuraten e cmuar qe beri te mundur perfundimin me sukses te punimeve dhe jo si ata te Astirit qe kane bere ndertime pa leje,duke pushtuar edhe troje te huaja dhe vazhdojne te pengojne punimet e unazes per te gjithe banoret e Kryeqytetit!
Ketu tek ne te paligjshmit bejne ligjin, kurse te ligjshmit sorrollaten neper gjykata pa fituar asnjehere te drejten e prones se tyre.