Qytetaria në nivelin SOS

redaktor

DITA! Kjo grua, “edukatore”, që nuk e meriton të quhet kurrë nënë, por monster e vërtetë që arrin të shtypë me dashje si rrul të mitur që i janë besuar t’u zëvendësojë nënën e tyre, është si monstra tjetër, si Sokoli i turpit që vrau në besë turistët çekë në Dukagjin. Për fatin shumë të keq brenda pak ditëve po turpërojnë Shkodrën dy raste monstra të njerëzimit. Kjo tregon se Shkodra është në nivelin SOS të kthimit mbrapa në kulturë, në ekonomi, në vlerat njerëzore që Shkodra dikur krenohej me të drejtë para të gjithëve. Një kthim mbrapa i vlerave njerëzore e qytetare që vazhdon për 25 vjet duke lëshuar rrënjë edhe për të paktën katër vjet të tjera. Në Shkodër papunësia, hajnia, korrupsioni, injoranca, gjakmarrja, rrena dhe fukarallëku kanë nxjerrë në krye një pakicë njerëzish që po pasurohen si hijena. Qeveria Shqiptare duhet të përqëndrojë të gjithë vëmendjen e duhur për ta zgjuar edhe një here nga gjumi mjeran Shkodrën që ishte djepi i vlerave më të mira kombëtare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *