Qytetarja: Erdha në PS për shkak…të policisë….

Saimir Lleshi

Takimet elektorale dhe ato me qytetarët, politikanët i organizojnë me detaje paraprakisht me detaje. Përveç drejtuesve të partisë, madje dihet se çfarë do të flasin edhe qytetarët.

Por, ndonjëherë emocioni është i madh dhe folësit nga radhët e publikët harrojnë atë çfarë u kanë thënë të flasin.

I tillë ishte edhe një rast sot gjatë shpërndarjes së teserave të Partisë Socialiste. Një qytetare tha se kishte ardhur në PS për shkak të…policisë.

Bashkëbisedimet:

Qytetare: Unë para se të vija këtu pata një incident…ashtu me çantën… dhe telefonova 129. …H…H….Erdhi për 20 minuta…Policia…

Rama: Do të thuash që policia të solli në Partinë Socialiste?!

Qytetarja: Jo, po…

Rama, kthehet nga Tahiri: Dhe unë po thoja kush është njeriu i duhur të të japë teserën, por ti e the vetë. Këtu s’ta merr njeri çantën.

Qytetare 2: Unë jam një mësuese e re e zgjedhur dhe kam marrë pjesë në portalin Mësues për Shqipërinë. Jam renditur e para dhe atë ditë s’kam për ta harruar. Ka qënë duke më rënë të fikët aty tek Drejtoria Arsimore. Nuk jam këtu për arsyen se fillova punë, se punën e meritova vetë, por se rezultatet u panë dhe gjithça u bë sipas meritokracisë.

Rama: Çfarë njësie je?

Qytetare 2: Njësia 7

Rama: Vasilika, jepja teserën, mirë e ka Pandi, se këta të njësisë 5 nuk fitojnë konkurse!

Qytetare 3: Arsyeja ime është njësoj si pararendësja. Kam studiuar piano. Kam rendur dyerve të Drejtorisë Arsimore. Prindërit e mi nuk më kanë detyruar ta shoh anëtarësimin në një parti si mjet për të arritur vendin e punës. Në vitin 2014 ishte im atë që më tha po bëhet një konkurs duhet të marrësh pjesë. I thashë, e lodhur “kur ka ndodhur ndonjëherë të bëhet një konkurs i vërtetë?” Fitova dhe dola e para po nuk besova. Besova vetëm në momentin kur më telefonuan për të filluar punë. Kjo qeveri më dha mundësinë të tregoj veten. (Syri.net)

Rama: Ok, urdhëro teserën.

Qytetar 4: …edhe unë kam një përvojë të mirë me Policinë.

Rama: Edhe ti me Policinë e ke? Çfarë pune bën?

Qytetar 4: Jam nxënës.

Rama: A, ti aspiron të punosh në Policinë e Shtetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *