Qytetarja ruse që u shndërrua në kamikaze

Dita

Qytetarja ruse, Diana Ramazova, e cila e hodhi veten në erë në një stacion policor në lagjen historike

Sultanahmet të Stambollit javën e kaluar, ku u vra një  oficer policie dhe u plagos një tjetër rezuylton të ketë qenë dy muajshe shtatzënë.

E përditshme “Hurriyet” shkruan se , jeta e 18 vjeçares Ramazova ndryshoi pas takimit me Ebu Aluevitsj Edelbijev, një shtetas norvegjez me origjinë çeçene, me të cilin besohet se u njoh në një forum në internet.

Ramazova është regjistruar në Maj të vitit 2014 në Turqi turiste, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë nga burri i saj që të ketë kaluar kufirin turk, duke nxitur dyshimet se ai ka hyrë në mënyrë të parregullt.

Hürriyet shkruan më tej se çifti kaloi tre muaj ” në muaj mjalti” në Stamboll.

Policia është duke kërkuar mes fotografive të Ramazovas dhe Edelbijev të bëra në Turqi dhe Sirisë, duke u përpjekur për të identifikuar nëse çifti ishte në kontakt me një person të tretë, ndërsa jetonte në Stamboll.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *