Emrat dhe ku gjenden/ Qytetet e mëdha termale të Europës hynë në Trashëgimi Botërore të UNESCO-s

entela

Qytetet e mëdha me ujëra termale të Europës, anije të hidroterapisë europiane, shumë të njohura midis fillimit të shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XX, hynë sot në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Shtatë vende kishin depozituar kërkesën e regjistrimit për njëmbëdhjetë qytete të tyre: Bad Ems, Baden-Baden, Bad Kissingen (Gjermani); Baden bei Wien (Austri); Spa (Belgjikë); Vichy (Francë); Montecatini Terme (Itali); Bath (BM); Franzensbad, Karlovy Vary, Marienbad (Republika Çeke).

“Qytetet e mëdha llixha të Europës përbëjnë një dëshmi të jashtëzakonshme të fenomenit termik europian, që i ka rrënjët në Antikitet, por që arriti kulmin midis viteve 1700 dhe 1930”, theksoi projektligji i Deklaratës së Vlerës Universale, që u miratua sot.

Komiteti i Trashëgimisë ka njohur vlerën universale të këtyre qyteteve, të cilat, edhe pse “të ndryshme janë zhvilluar rreth burimeve të ujërave minerale, që kanë qenë katalizatori për një model të organizimit hapësinor, i kushtuar funksioneve kurative dhe terapeutike, rekreative dhe sociale”.

Kemi edhe ne në Shqipëri disa vende ku burojnë ujërat termale dhe kanë efekte kurative, por nuk janë në këtë listë.  e.r/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *