Jeni duke kërkuar një vend ideal për të jetuar të ardhmen? Ndoshta qytete të mëdha si New York-u, San Francisko, Lisbona, Stambolli nuk janë pjesë e planeve tuaja…
Parashikimet aktuale tregojnë se deri në vitin 2050, 90 % e qyteteve më të mëdha të botës do të ekspozohen ndaj rritjes së nivelit të detit. Shumica dërrmuese e qyteteve bregdetare do të ndikohen nga erozioni detar dhe përmbytjet, duke shkatërruar infrastukturën dhe banesat e miliona njerëzve.
Nën presionin e një situate të tillë, Kombet e Bashkuara kanë rënë dakort të pranojnë ekzistencën e qyteteve lundruese të qëndrueshme, si zgjidhjen më të mirë të mundshme për pesonat në fjalë.
Ajo që dikur shihej si një projekt i kushtueshëm, këtë herë është paraqitur nga një grup arkitektësh dhe inxhinierësh si një plan i përballueshëm.
Kompania e arkitekturës “BIG” në bashkëpunim me selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, ka zbuluar këtë javë konceptin e Qyteteve Oqeanike.
Sipas deklaratës së Kombeve të Bashkuara Qytetet Oqeanike të së ardhmes janë tërësisht të qëndrueshme dhe mund të përballojnë përmbytjet, cunamin dhe uraganin e kategorisë 5.
Dritë jeshile për të ardhmen…
e.t./dita
