Qytetet më të përballueshme në botë për të blerë një shtëpi

J L

Pittsburgh është renditur si qyteti më i përballueshëm për të blerë një shtëpi, në një kohë kur kostot e akomodimit në mbarë globin janë në rritje.

Hong Kongu, i cili ka qenë prej kohësh qyteti më i shtrenjtë në botë për të pasur një shtëpi, renditet në fund të 92 tregjeve të banesave të vlerësuara në studimin Demographia International Housing. Nju Jorku u rendit në vendin e 73-të, ndërsa Londra në vendin e 79-të.

SHBA ishte vendi më i përballueshëm për të blerë një shtëpi sipas këtij studimi, i cili gjithashtu vlerësoi tregjet në Australi, Kanada, Hong Kong, Irlandë, Zelandën e Re, Singapor dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në shumicën e ekonomive kryesore të botës, çmimet e shtëpive pësuan një rritje të ndjeshme gjatë pandemisë, pasi blerësit i investonin kursimet e tyre në pasuri të paluajtshme.

“Ka pasur një përkeqësim të konsiderueshëm në rritjen e çmimeve të banesave gjatë pandemisë,” shkroi autori Wendell Cox në raportin që krahasonte të ardhurat me çmimet e shtëpive në tremujorin e tretë të vitit 2021. “Numri i tregjeve jashtëzakonisht të papërballueshme për blerjen e një shtëpie u rrit me 60% në vitin 2021 krahasuar me vitin 2019.”

Vendet më të përballueshme për të blerë një shtëpi

Pittsburgh, PA, SHBA

Oklahoma City, OK, SHBA

Rochester, N.Y., SHBA

Edmonton, AB, Kanada

St Louis, MO-IL, SHBA

Oklahoma City dhe Rochester në Nju Jork u renditën e dyta dhe e treta në listën e vendeve me ҫmimet më të përballueshme për të blerë një shtëpi, thanë autorët. Sidnej dhe Vankuveri u renditën mes vendeve më pak të përballueshme.

Për shkak rritjes së tensioneve në shumë tregje, Kanadaja po ndalon pjesën më të madhe të të huajve që të blejnë shtëpi për dy vjet dhe po siguron miliarda dollarë për të nxitur sektorin e ndërtimit, në një përpjekje për të qetësuar tregun e pasurive të paluajtshme, ku ҫmimet janë rritur ndjeshëm.

Vendet më pak të përballueshme për të blerë një shtëpi

Hong Kong, Kinë

Sidnej, Australi

Vankuver, Kanada

San Jose, CA, SHBA

Melburn, Australi.

Disa arsye pse pasuritë e paluajtshme janë një investim i zgjuar

Pasuritë e Paluajtshme janë një investim shumë i mirë për disa arsye. Ti mund të gëzosh një normë të shkëlqyer kthimi, avantazhe të mahnitshme tatimore dhe vlerë të rritur të pronës që mandej do të ndërtojë pasurinë tënde.

Më poshtë renditen disa arsye kryesore pse pasuria e patundshme është një investim i madh.

Pasuria e paluajtshme parashikon kthime më të mira se tregu i aksioneve pa luhatje të mëdha.

Historikisht në pasuritë e paluajtshme, risku i humbjes që të kanoset është i minimizuar prej kohëzgjatjes së pasurisë së paluajtshme në pronësinë tënde. Kur tregu përmirësohet, e njëjta gjë ndodh edhe me vlerën e shtëpisë tënde, dhe si rezultat, ti prodhon kapital. Risku nuk ndryshon kurrë në tregun e aksioneve dhe ka një sërë faktorësh pavarësisht kontrollit nga ana jote që ndikojnë negativisht investimin tënd. Investimi në Pasuri të Paluajtshme të jep më shumë kontroll në këtë lloj investimi sepse pasuria jote është një aset i prekshëm që ti i jep vlerë për ta kapitalizuar në disa drejtime të ardhurash, ndërsa gëzon kapitalin.

Pasuritë e Paluajtshme kanë një vlerë të lartë të prekshme

Përherë do të ketë një vlerë për tokën tënde, dhe vlerë në shtëpinë tënde. Investimet e tjera mund të të lënë me vlerë të prekshme të paktë si aksionet që dikur mund të shkojnë në zero, ose një makinë e re të cilës i bie vlera me kalimin e kohës. Sigurimi i pronarëve të shtëpisë do të mbrojë investimin në sektorin e pasurive të paluajtshme, kështu që sigurohu që të zgjedhësh policën e duhur në mënyrë që prona të jetë e mbrojtur edhe në skenarin më të keq.

Vlera e pasurisë të patundshme gjithmonë rritet me kalimin e kohës.

Historia vazhdon të provojë se sa më gjatë qëndron në tregun e pasurive të paluajtshme, aq më shumë para fiton. Tregu i shtëpive gjithmonë është ringritur nga luhatshmëritë e mëparshme që kanë shkaktuar rënien e vlerës për momentin, dhe për ata që kanë këmbëngulur në këtë investim gjatë periudhave jo të mira, çmimet i janë kthyer normalitetit, dhe vlera është kthyer në rrugën e duhur. Aktualisht, investitorët e pasurive të patundshme në tregjet ku ky investim performon në mënyrë të shkëlqyer po shijojnë fitimet. Në fakt, vitin e kaluar, çdo shtet i SHBA-ve ka patur një vlerësim të lartë të pronave të paluajtshme, dhe disa prej klientëve në tregun e Los Angeles kanë fituar miliona dollarë në më pak se një vit nga hyrja në treg.

Një investim në tregun e pasurive të paluajtshme mundet gjithashtu të diversifikojë portofolin tënd.

Nëse ke folur ndonjëherë me një planifikues financiar për investime, je shumë i qartë për rëndësinë e diversifikimit. Kur ti diversifikon portofolin, ti e shpërndan riskun. Pasuritë e patundshme gjithmonë do të shërbejnë si një aset i prekshëm për të minimizuar riskun në portofolin tënd. Shumë prej tyre kanë vënë pasuri duke investuar vetëm në pasuri të paluajtshme.

Një investim në pasuritë e paluajtshme jo vetëm që është një investim i sigurt financiar, por është gjithashtu një investim që mund të të sigurojë vite argëtimi, lumturie dhe kujtime të paçmueshme që mund të zgjasin gjithë jetën.

Çfarë ndodh në Shqipëri ?

Më lirë të blesh apartament në Romë se në Tiranë.

Tërmeti dhe pandemia kanë dhënë leksionet e veta për biznesin dhe ekonominë në tërësi. Nga ana tjetër këto dy ngjarje kanë diktuar sjellje dhe dëshira të reja edhe për konsumatorin. Nëse vite më parë orientimi ishte qendra, tanimë tendenca e re, ndoshta edhe si një mënyrë për t’iu larguar kaosit urban, është dëshira për të jetuar në periferi. Aktualisht zonat rezidenciale të Tiranës, larg qendrës, me pallate të ulëta dhe me pak ndotje ajri, janë më të lakmuarat nga individët. Kërkesa për këto zona është e lartë, gjë e cila ka sjellë që edhe çmimet, krahasuar me një vit më parë, të jenë rreth 20% më shtrenjtë.

Pandemia rriti edhe më tepër kërkesën e individëve për të jetuar në zona me ajër të pastër dhe veçanërisht pranë liqenit artificial të Tiranës, zonë e cila ka edhe çmimet më të kripura në kryeqytet

***

Çfarë duhet të dish para së të blesh një pronë për investim në Tiranë

Edhe pse një formë pasive investimi, blerja e pasurive të paluajtshme në tregun e Tiranës është një nga format më të sigurta të investimit. Qyteti i Tiranës është qendër jo vetëm e Shqipërisë, por e të gjithë trevave shqipfolëse. Thuajse një e treta e gjithë popullsisë së vendit është e përqendruar në kryeqytet, po ashtu edhe ekonomia. Përpos kësaj si qendër universitare, Tirana ka një fluks të vazhdueshëm të banorëve të rinj. Duke qenë se kërkesa është e pashtershme, si nga biznesi për zyra, ashtu edhe nga individët, po rritet numri i investitorëve që blejnë për të rihedhur në tregun e qirave. Rritja e kërkesës për shtëpi është konfirmuar nga të gjithë aktorët e tregut, si dhe është reflektuar edhe nga çmimet e banesave, të cilat në zona të caktuara kanë shënuar rritje deri në 20%.

Vendndodhja

Sekreti është vendndodhja. Mos blini një shtëpi në lagje problematike, ku lëvizja natën është e rrezikshme. Një vendndodhje e mirë përcaktohet në përgjithësi nga një lagje e dëshirueshme, me shkolla të mira pranë, ka pranë institucione apo njësi biznesi, të cilat japin siguri për zonën. Nëse blini një shtëpi në zonë shumë të zhurmshme, në kryqëzime ku trafiku i rënduar prish cilësinë e ajrit dhe shton ndotjen akustike, vlera do të jetë në rënie. Prandaj agjencitë e pasurive të paluajtshme nuk këshillojnë asnjëherë blerjet e shtëpive në vijën e parë të rrugëve kryesore. Kryesisht, individët preferojnë shtëpi me distancë të shkurtër nga vendi i punës dhe me akses të shpejtë në transportin publik. Sipas agjentëve të pasurive të paluajtshme, arsyeja kryesore që preferohen shtëpitë brenda Unazës është qasja e shpejtë në linjat e transportit publik.

Share This Article
1 Comment
  • Kjo eshte propagande dhe marketing i firmave imobiliare dhe firmave ndertuese per te rritur shitjet dhe fitimet e tyre me cmimet abuzive dhe marreveshjet kartel midis tyre . Tirana ka kete bilanc: kerkesa per apartamente X(afersisht 20 mije ne vit) ndersa ndertohen 5-6 fish me shume apartamente.Kush do ti bleje ato hyrje me pagat e shqiperise ? Kush do hyje me qera ne to kur dihet se per qerane mujore nevoitet paga e nje personi? Eshte e sigurte se shumica e tyre do mbeten bosh dhe do vije koha te bjere çmenduria e cmimeve abuzive (gje qe e kane pohuar dhe specialistet ne ze te urbanistikes). Nuk eshte Tirana kerthiza e zhvillimit, kur cdo vit nga Tirana e Shqiperia ikin jashte shtetit rreth 30-40 mije persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *