Paris – Qyteti i Dritës, shtëpia e të shkolluarve në art dhe shkencë. Historia është e mirë me këtë qytet të pasur, të kultivuar, i cili vazhdimisht mbetet si një destinacion i lartë për udhëtarët. Megjithatë, fotografi francez rezident, Pierre-Louis Ferrer, paraqet qytetin e tij në një dritë tjetër.
Nëpërmjet fotografisë me rreze infra të kuqe, ai e kthen qytetin në një vend të mrekullueshëm në stinën e dimrit.
Pierre-Louis Ferrer për “Lomography Magazine” thotë: Prej tre vjetësh unë jam duke i punuar fotografitë infra të kuqe. Një nga arsyet ishte vështirësia për të aplikuar efektin infra të kuqe në fotografinë e rrugës: Efekti infrakuq është më efikas në lëndët natyrore si peizazhet dhe pyjet, prandaj më duhej të gjeja një mënyrë për të integruar elementet natyrore në pikëpamjet tipike të Parisit.
Ja disa nga fotot e punuara prej Pierre-Louis Ferrer
Burimi: lomography.com
Përgatiti për botim: L. Veizi/ Dita



