Qyteti ku paga është 1 200 euro, qiraja 15 euro

Ornela

Marinaleda është një qytet i vogël në Andaluzi, në pjesën jugore të Spanjës, me një sipërfaqe prej 25 kilometra katrorë dhe me rreth 2.700 banorë. Qyteti ta ndërton shtëpinë, nuk ka të papunë, rrogat janë 1.200 euro, stërvitjet pa pagesë në të gjitha stadiumet dhe vendet për rekreacion dhe sport, nuk ka polici, interneti është pa pagesë në gjithë qytetin.

Shumë spanjollë duan të shpërngulen në këtë qytet, sepse tërheq shumë turistë nga bota. Teksa pjesa tjetër e vendit po përballet me probleme të shumta, qytetarët e këtij qyteti treguan se njerëzit mund të jetojnë mirë, nëse çmojnë vlerat e vërteta dhe vetë e organizojnë jetën. Harmonia, bashkimi, ndihma e ndërsjellë – janë këto që vlerësohen në këtë qytet. Qytetarët iu kundërvunë ashpër dhe i thanë jo vrapimit të çmendur pas fitimit dhe akumulimit të pasurisë.

Qytetarët vendosën që të flakin çdo gjë nga kapitalizmi i egër. Në qytet, në vend të reklamave të bankave dhe markave të njohura si Coca-Cola, ka art rrugësh në formë të grafiteve dhe muraleve me porosi për përkrahje dhe solidaritet, diçka të ngjashme me grafitet në Kubë dhe Venezuelë.

Ndërsa pjesa tjetër e Spanjës lufton kundër oligarkëve lokalë dhe bankave të huaja që kanë gllabëruar vendin, vendimet në këtë qytet merren në mënyrë demokratike, drejtpërdrejt nga qytetarët, në mbledhjet që mbahen pothuajse çdo javë dhe ku marrin pjesë 300-400 njerëz.

Derisa shkalla e papunësisë në Spanjë ka arritur 27 për qind, në Marinaleda është arritur punësimi i të gjithëve – të gjithë bëjnë punën që duan dhe marrin rrogë. Rroga mesatare mujore e të punësuarve është 1.200 euro.

Se sa është e mjaftueshme kjo pagesë për jetë të mirë tregon edhe e dhëna se shpenzimet për banim janë 15 euro, kështu që me këtë rrogë mund të bëhet një jetë komode.

Share This Article
15 Comments
  • kur njerzit duan e bejne, shkrimi ska te beje me komunizmin, se ka edhe zona te tjera neper bote, ku komuniteti ka rene dakort per nje bashkejetese aftagjate dhe gjerat funksionojne identik si rasti ne fjale.

    lexoni ate shkrimin e at zef pllumit , qe kish dita sot, pastaj e diskutojme kush e ka fajin dhe chmund te beje nje vend kur ka energji poztive rreth e rrotull.

    Ne, neper forume ja fusim kot, se te gjithe polititikanet nuk flasin per ne (qe dime shkrim e kendim), flasin per pjesen tjeter te popullsise,qe s’ka akses per informacion asgjekundi pervech TV.Kemi qene prej shekujsh gjithmone te fundit ne ballkan e europe per ekonomi dhe prap shkelqejme politikisht (fale propagandes) nga fitorja ne fitore.sala na choi ne vend te dyte pas gjermanise, edi na beri dy popuj miq.
    Rrofte arsimi profesional dhe miqesia Gjermano – Shqipatare.
    Rofte “Organizimi ‘laburist’ i PS:nga një sekretar të posaçëm për deputetët” 🙂

    Ps – testoini sekretaret,se po qene si ai i sarandes, duhet legalizuar bordelloja, qe te bien hallexhinjte rehat.

  • Ah or miq ,verjani emrin si te doni e makar te egzistojn te till njerez ! Ja pra qe njeriu nderton sistemin e kta njerez e ndertuan pa dhun !Do ju tregoj nje ndodhi qe e kam jetuar ne ato vite ne Tiran kur mblidheshim te shtepi e nje shoku qe fati i kish dhen mundesin te kish televizor e atje kalonim or te bukura tifozlliku e kenaqesie ! Atje ku edhe un shkoja ,miku im, qe ju shtuan tifozet e u bem shum ,e nxori televizorin ne obor e mendoni vet sa e bukur ish kjo gje ne ate koh ,e ku mendoj se do me kuptojn bashkohesit e mi ! A dini cfar ndodhi ? Dikush qelloi me gur ekranin e televizorit !!! Ishte nat dhe nuk morem vesh nga erdhi ! Kishim turp te shkonim ma ne shtepi te tij dhe ai shpirtmadh na lutej ti shkonim tashme ne qe ishim miq me te hershem te tij ! Nuk ka nevoj ti bej komentin se kuptimin e dini, por pyetja esht ; A do ket te till shqiptar ndonjeher Shqiperia si ata spanjolet qe flet ky artikull ? Dua me kte rast ti them ndonjerit qe e ve ne dyshim qe ato cfar shkruhen jan plotesisht te verteta sepse kam pasur rastin te ndegjoj fjalen e ktij kryetari komune qe na la me goj hapur ! Do vullnet kultur e zemer tja arish ksaj mrekullie e jo ligesi,ambicje e tafma ! Kte lloj inisiative nuk duhet te harojm qe e luftojn dhe e sabotojn “krokodilat” kapitalist me te gjitha mjetet qe ata disponojn e qe i ben te fuqishem ,dhe prandaj duket utopi per momentin ,por ishalla vjen ajo dit ndonjeher per ter njerzimin………….

  • ne komunizmin e lidhim me enver hoxhen…..teoria e komunizmit me pak fjale eshte shkalla me e larte e mireqenies, puno sa ke fuqi , dhe mer sa ke nevoje.paka shume si modeli i ketij qyteti.

    • Ka edhe nje model tjeter te suskseshme ne Spanje, ne Pais Basco dhe quhet “Mondragon” qe ngjan si komunizem por ne fakt ka qene ideja e nje prifti katolik.
      Per ata qe komentojne sipas nivelin te padijes mund ta gjeni ne google.

      • Faleminderit Dorela!

        Per ata qe dine anglisht:

        http://en.wikipedia.org/wiki/Mondrag%C3%B3n

        http://en.wikipedia.org/wiki/Mondrag%C3%B3n
        Economic and historical significance[edit]

        The town is best known as the birthplace of the Mondragón Cooperative Corporation (MCC), the world’s largest worker cooperative, whose foundation was inspired in the 1940s by the Catholic priest José María Arizmendiarrieta.

        In 2002 the MCC contributed 3.7% towards the total GDP of the Basque Country and 7.6% to the industrial GDP.

        The valley of the High Deba where the town is located enjoyed a high level of employment in the 1980s while the rest of the Basque industrial areas suffered from the steel crisis.

        Noted poverty expert and sociology professor Barbara J. Peters of Southampton College, Long Island University, has studied the incorporated and entirely resident-owned town of Mondragón. “In Mondragón, I saw no signs of poverty. I saw no signs of extreme wealth,” Peters said. “I saw people looking out for each other…..It’s a caring form of capitalism.”[1]

  • Uarda ti qenke pjelle e ndonje ish- sigurimsi qe ka penetruar ne PD ,si shumica e pd -istve dhe, ka perfituar shuma te medha duke vjedhur. Qenke e nje linje me fmijte e bashke puntorve te sigurimit te shtetit hysen gashi e sadik llulla.E keni te veshtire kur te gjithe njerezit jetojne mire,sepse doni te jeni mbi te tjeret me ato qe kane vjedhur baballaret tuaj hafije.

  • une kam pare nje qytet qe quhet monako ;;;atje rroga mesatare eshte 20mije euros ne muaj ;;; njerezit jane te lumtur ;;;nuk paguajne takse si ne francen e socialistave hollande ;;pagujane internetin me gezim dhe buzeqeshje ;;; plaxhet jane gratuit ;;restorantet 50 euros nata ;;; dhe jane gjithmone te mbushura ;;kazino gjothmone plot ;;ne andaluzi kane akoma vetura 205 Peugeot ; ndersa ne monako ka vetem vetura te blinduara ;;gjokovich novak ;;sergei Bubka jeton atje ;;; se jeta eshte e lire ;;;;ka vende qe te bejne te enderrosh ne bote ;;po ne andaluzi ;;;cfare ka per tu argetuar ;;; , ?

  • Ne nuk mblidhemi me shume se 10 veta per te diskutuar dhe vendosur per problemet baze ne pallat: administrimi, ashensori, pompa dhe pastrimi i shkalleve.
    E çfare mund te presesh tjeter nga “njerez” qe e shesin voten e tyre per $10!?
    🙁 🙁 🙁 🙁 🙁

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *