Qyteti me më pak stres në botë gjendet në Gjermani

Ornela

Gjermania rezulton të ketë qytetet me më pak stres në mbarë botën.

Ky është përfundimi i një studimi të Forumit Ekonomik Botëror, që e argumenton këtë gjetje me faktin se qytetet gjermane kanë hapësira të mëdha të gjelbra, një trafik shumë pak të ngarkuar, e mbi të gjitha nivele shumë të larta të gjendjes shëndetësore të banorëve.

Janë pikërisht 4 qytete gjermane, që renditen në dhjetëshen e atyre më të qeta në botë. Mes tyre, Stuttgarti rezulton të jetë qyteti me më pak stres në planet.

Sidnei në Australi është i vetmi qytet joeuropian që përfshihet në “Top 10”, ndërsa klasifikimi vijon me Gracin (Graz) në Austri, Edinburgun në Britaninë e Madhe, Bordonë (Bordeaux) në Francë, Bernën në Zvicër, dhe Luksemburgun.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Po Tirana Famoze si Kryeqendra e talebaneve te Lali Erit me Kulcedrat prej betoni te Rilindjes se Edvinit?

    Mesiguri ne renditje pas Bombait te Hindise ose Kandaharit te Afganistanit

  • Po, a e dini se qyteti me i preferuar i gjermaneve ne Shqiperi eshte Pogradeci .
    Mbritja e tyre ne brigjet e liqenit daton shume vite perpara por ne anen tjeter ne pjesen Oher- Struge.
    Kur e shkelen me kembe pjesen e bregliqenit Pogradecar jane mrekulluar dhe kane vite qe punojne edhe per te sjelle te tjere gjerane….Por dora barbare dhe shume mizore jo dashamirese ndaj asaj bkukurie te rralle e ka mbjelle me beton me shume sec duhet.
    Dhe Edi me gjithe premtimet e medha nuk po ve dore….Le te shpresojme…..
    Provoni te kaloni vetem nje nate ne ate qytet te bekuar dhe do te me kujtoni e falenderoni qe ju a solla ne mendje per kete vizite te pashlyeshme buze atj liqeni mes njerezish te mrekullueshem .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *