Në Naron mund të jenë me mijëra ata që i janë rikthyer sportit duke anashkaluar nga menuja ditore proshutat, llojet e pafundme të salsiçeve dhe kallamarëve të skuqur, pasi qyteti spanjoll ka premtuar të humbë 100 000 kilogram në dy vite.
‘’Në shekullin XXI, njerëzit harrojnë që ata janë krijuar për të ecur’’, kujton çdo ditë, Carlos Pineiro, mjek i përgjithshëm, 63 vjeç.
Ai është një nga iniciatorët kryesorë të një programi të shëndetit publik shpalosur në janar në qytetin e vogël të Galicias (veriperëndim) dhe është më tepër i përfshirë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, pasi kishte pësuar vetë arrest kardiak në moshën 45 vjeçare.
‘’Në një Spanjë ku thuhet se mund të hahet gjithçka nga derri, nga maja e bishtit deri tek hunda, ushqimet e para që kam eliminuar nga dieta ime e përditshme janë të brendshmet e kafshëve, kraharori i derrit dhe mishi i përpunuar’’, shprehet me keqardhje, Conrado Vilela Villamar, 65 vjeç, ish-drejtues i mjeteve të tonazheve të rënda dhe një nga pjesëmarrësit e vrapit të përditshëm në Naron.
I shtrirë në brigjet e Atlantikut, ku qytet me 40 000 banorë numëron 9 000 persona mbipeshë dhe 3 000 të tjerë që vuajnë nga obeziteti, sipas doktor Pineiro.
l.h/ dita

“ushqimet e para që kam eliminuar nga dieta ime e përditshme janë të brendshmet e kafshëve, kraharori i derrit dhe mishi i përpunuar’’,”
çlidhje ka ushqimi,pra lloji i tij, me mbi peshën??
më duket se nuk ka asnjë lidhje!!
konsumimi i sa më shumë llojeve të ushqimit plotëson nevojat e organizmit,në mënyrë të plotë!!
problem është sasia!sasia bën që ne të konsumojmë një gamë të ngushtë ushqimesh,gjë që shpesh sjell obezitet!!gama e ngushtë e ushqimeve duke mos pasur tërë përbërsit që kërkon trupi ynë,bën që të konsumojmë më tepër se sa na duhet!pra për të përballuar nevojën për elementë të ndryshëm që në ushqime të ndryshme janë me pakicë,ne konsumojmë shumë më tepër se duhet!pra pjesa e tepërt shëndrohet në dhjamë!!
pra eleminimi i gjoksit të derrit a i bythës së pulës nuk sjell ndryshme nëse ne përdorim të njëjtën sasi ose më shumë nga bibilushi i kaposhit ose cicat e lopës!
pordhë syfyri!!