Banorët e një qyteze të vogël në Gjermani kanë nisur nënshkrimin e një peticioni që kërkon mosdeportimin në Kosovë të një të riu kosovar, raporton KTV.
Arsim Shabani ka veshur fanellën e klubit lokal DJK Schondra dhe është integruar mirë në shoqërinë gjermane.
Megjithatë, atij i ka ardhur urdhri për kthim në Kosovë dhe po kalon ditët e fundit në vend. Nuk do të mund ta vazhdojë ëndrrën e të qenit futbollist në një klub gjerman.
Ai jeton në Gjermani që prej Janarit dhe tashmë kishte filluar të luajë për klubin lokal DJK Schondra. Ndërkohë, kishte gjetur edhe një punë tek sigurimet shoqërore.
Paguan 200 euro në muaj për një dhomë të veçantë me banjë e kuzhinë në një kamp azilantësh, të cilën e ndante me një tjetër imigrant ilegal, transmeton KTV.
