Ra nga makina dhe prindërit nuk e panë, flet mjeku: Ja gjendja e 5-vjeçarit

Leda Hysa

Mjeku i spitalit të Shkodrës, Astrit Lahi ka dhënë detaje për gjendjen e fëmijës i cili u kishte rënë nga dritarja e makinës prindërve.

“Vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ka marrë plagë të rënda në kokë ndërsa u soll në spital nga një makinë e rastit. Fëmija ka dalë nga dritarja e makinës dhe ka rënë në tokë. Prindërit nuk e kanë vënë re teksa kanë vijuar rrugën normalisht”, tha mjeku.

Ndërkohë për ngjarjen në fjalë policia ka njoftuar se: ” Me datë 26.12.2019 në ora 17.25, shtetasi H. K. 50 vjec, po udhëtonte me mjetin e tij në lagje “Skenderbeg”, ku kishte 4 femijët e tij, i ka rënë aksidenatlisht nga mjeti femija, S. K. 5 vjec, i cili po trajtohet në Spitalin Rajonal Shkodër”.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • A ka me idiote se shoferat shqiptare…shteti dujet te bej vetting me keto budallenj qe nuk dime e nuk zbatojne asnj rregull kur ngasin makinat. As ne Indi nuk i ngasin makinat si budallenjte tane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *