Ka qenë thjesht një shaka për dy gazetarë australianë, por kjo mund të jetë shkaku i një tragjedie.
Recepsionistja e spitalit ku u trajtua dukesha e Kembrixhit është vetëvrarë dy ditë pas shakasë që dy gazetarë australianë i bënë duke u hequr në telefon si mbretëresha Elizabet, e cila interesohej për shëndetin e Kejt.
Trupi i saj është gjetur në sekondat e fundit të jetës, rreth orës 09:30 jo shumë larg spitalit King Edward VII, ku punonte.
Oficerët e Scotland Yard-it nisën një hetim në lidhje me ngjarjen, shkaqet e të cilës mbeten ende të panjohura.
Dy ditë më parë, recepsionistja mori një telefonatë nga dy gazetarë australianë, Mel Greig dhe Michael Christian, të cilët u paraqitën si mbretëresha Elizabetë dhe i biri, Çarls.
Duke imituar zërin e mbretëreshës, gazetarja e radios së njohur australiane 2Day tha: “Përshëndetje. A mund t’i flas pak Kejtit, mbesës time?”.
Duke menduar se po fliste personalisht me mbretëreshën, recepsionistja iu përgjigj: “Patjetër, prisnipak madhëri”. Dhe më pas ajo njoftoi njërën nga infermieret që kujdesej për dukeshën. Infermierja dha detaje të gjendjes fizike dhe shëndetësore të dukeshës Kejt dhe e tërë biseda u regjistrua, për t’u transmetuar më pas në radio. Videoja me regjistrimin e bisedës bëri xhiron e botës në pak orë.