E dashur Dita. Ejani edhe në rrugën Komuna e Parisit, të shikoni që ka probleme si Unaza e Re. Këtu situate është qesharake. Rruga kryesore që të çon nga stadiumi dynamo drejt ndërtimeve të reja në zonën e Kopshtit Botanik, e ka trotuarin diku 3 metra e diku 3 centimetra. Më e turpshmja është që dy godinat që u kanë zënë trotuarin mijëra kalimtarëve janë që të dyja objekte arsimore: njëra shkollë dhe tjetra universitet. Merreni me mend sa shembull të bukur edukativ u japin nxënësve të tyre.
Për ta bërë edhe më qesharake situatën, para disa javësh u përurua një rrugë dytësore mes pallateve. Por rruga nuk bashkohet skërkund me aksete tjera rrugore dhe nga rrugë tani është kthyer në “oboorr” parkimi. Se kush i lejon këto ngushtime drastike trotuaresh, apo se kush ndërton rrugica qorre, këtë e di Bashkia.
Ndaj mos na shesin mend shumë nëpër ekrane se ne i shohim me sytë tanë gjërat. Kë mendojnë se gënjejnë këta lugetër, ne apo veten? Pika u rëntë në kokë që nuk janë në gjendje të bëjnë as një copë rrugë nga fillimi në fund me gjithë parametrat e rrugëve. U rrofshin makinat luksoze dhe vilat e tyre, nga ku u duket vetja sit e veçantë; kur në fakt janë racë ordinerësh të paaftë dhe makutë.
Email nga adresa: [email protected]
