Racizmi ndaj shqiptarëve, edhe moldavët e Dacia-s ofendojnë gjatë ndeshjes me Shkëndijën e Tetovës

Gazeta Dita

Racizmi ndaj shqiptarëve është kthyer në modë dhe mjaftojnë 24 orët e fundit për t’a vërtetuar këtë.

Në dy takime që dy skuadrat shqiptare zhvilluan në “Europa League”, tifozëritë kundërshtare nuk i kanë kursyer thirrjet raciste.

Në fillim ishin ata të Botev Plovdiv, skuadër që luajti me ekipin e Partizanit, ndërsa tashmë konfirmohet se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në ndeshjen Dacia-Shkëndija e Tetovës.

Gazeta “Lajm” shkruan se tifozët moldavë të pakënaqur nga rezultati momental i skuadrës së tyre në ndeshjen kundër Shkëndijës kanë nisur të brohorasin kundër shqiptarëve.

“Ubij, ubij shqiptar!” (Vrite, vrite shqiptarin!), dëgjohen thirrjet e tyre ndaj shqiptarëve në pjesën e dytë të takimit.

Kujtojmë se Shkëndija i fitoj të dy ndeshjet me moldavët duke i mundur në shtëpi me rezultatin 3-0, ndërsa në transfertë 0-4.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *