Radanovic i gëzohet 3 pikëve, Biturku konteston gjykimin

Dita

 

Fitorja nuk ishte e thjeshtë për Kukësin, por në fund verilindorët ju gëzuan 3 pikëve, ashtu si trajneri Radanovic, që mbeti i kënaqur nga loja e të tijve dhe fitorja. “Ndeshja ishte shumë e mirë për Kukësin, përjashto minutat e fundit të çdo pjese, ku Teuta realizoi dhe kërkoi që të barazonte. Megjithatë morëm 3 pikët dhe kjo ishte më e rëndësishmja. Më pyesni a jemi të varur nga Pejic? Pejic është një lojtar i rëndësishëm për ne, dhe sot shënoi 3 herë dhe tregoi se di të bëjë diferencën”.

I kënaqur me lojën, por jo me rezultatin e gjykimin u shfaq Drejtori Teknik i Teutës, Ilir Biturku, që theksoi se skuadra e tij luajti si e barabartë ndaj një prej formacioneve më të mira të Superiores por u penalizua nga vendimet e Laver Allës duke ju referuar 11-metërshit të fituar nga Kukësi. “Kam pretendimet e mia, bashkë me stafin për gjykimin. Kam përshtypjen se Teuta po luan futboll të pastër dhe pse është situatë e vështirë po krijon barazi dhe me kundërshtarë që qëndrojnë më lart. Ndeshjen e ardhshme e kemi me Apoloninë dhe jam i sigurtë se do të zhvillojmë një ndeshje të bukur dhe do të arrijmë të fitojmë”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *