Në akset rrugore afër Tiranës vazhdon që të jetë trafik i rënduar. Trafik më të rënduar pritet që të ketë në aksin rrugor Thumanë – Fushë-Krujë dhe në atë Vorë – Fushë – Krujë.
Në këto akse, radha e makinave shkon deri 5 kilometra. Shkak për trafikun e rënduar janë bërë punimet që po kryhen në urën në qendër të qytetit të Fushë-Krujës, por edhe mungesa e standardeve rrugore të aksit Fushë-Krujë – Thumanë.
Ky trafik është shkaktuar edhe për faktin se ka vetëm dy korsi në këtë aks, një në vajtje dhe një në ardhje.
Kaos shkakton edhe mungesa e patrullave të Policisë Rrugore, te cilat ne këto raste janë të domosdoshme për drejtimin e trafikut dhe evitimin e kaosit.
Kjo gjë ka sjellë vonesa të mëdha për këdo që udhëton nga veriu në drejtim të Rinasi, Durrësit apo jugut të Shqipërisë e anasjelltas.
j.l./ dita

Duan ti bejn me ortakerine oligarke dhe i lejn kastile cop-cop . Qeveritare hajdute, qe po nuk pane interesin se sa do fitojne, nuk i prekin me dore
Lind pyetja pse vajti te shpertheje malin ne Milot te rruga e Arbrit. Sa ishte emergjente ajo perballe kesaj rruge.
Mundesisht ne pikun e sepnit turistit me filluar punimet !
Le te bejne Milot- Balldre ????