Pas prishjes së një objekti të konsideruar të paligjshëm buzë detit në zonën e Rradhimës në Vlorë, i cili ishte skualifikuar në vitin 2019 nga procesi i legalizimit Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dështoi të prishte një godinë trekatëshe hoteli aty pranë.
Aksioni që filloi mëngjesin e të hënës dhe që sipas zyrtarëve pritet të prishë 10 godina në zonën e Orikumit, u bllokua për 12 orë pasi pronarët e hotelit u ngujuan familjarisht në katin e tre të tij. Pas një sërë përpjekjesh për të negociuar dhe refuzimit të familjarëve për tu larguar nga godina e protestës së banoërve, me ndërhyrjen e drejtuesit të policisë së Vlorës, Gentjan Berberi, forcat e policisë dhe fadromat u tërhoqën.
IKMT pretendon se godina duhet të prishet pasi është skualifikuar nga procesi i legalizimit, por anëtarët e familjes Havaraj këmbëngulin se atyre u ishte premtuar legalizimi.
Objekti në fjalë, shfrytëzohej nga një shtetase Italiane, Mariana Carrillo, e cila thotë se e ka marrë atë me qira 5 vjeçare. Ajo tha se nuk ishte njoftuar paraprakisht dhe se brenda në hotel kishte pasur pushues kur ishte marrë njoftimi për boshatisje.
o.p. / dita

Nuk njoftohet qeraxhiu, njoftohet pretenduesi per pronar i objektit.