Zyrtarët e Bankës Botërore në Shkup i thanë Zërit të Amerikës se, me kërkesë të qeverisë së Maqedonisë, Banka Botërore po punon për projektin energjitik të “Fushë Lukovës”, i cili synon përmirësimin e punës së hidrocentraleve egzistuese dhe ndërtimin e një hidrocentrali të ri.
Banka Botërore është duke bërë ende vleresime për projektin e paraqitur që prej vitit 2011, e sipas të cilit, sasia e ujrave që parashikohet të devijohen në kaskadën e Mavrovës do të jetë më e vogël se 2 metra kub për sekondë, që sipas burimeve të Bankës Botërore është më e ulët se sa parashikon marrëveshja për administrimin e ujrave midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Por meqë ky devijim ujrash prek edhe vendet fqinje, si Shqipërinë, Kosovën dhe Greqinë, sipas rregullave të Bankës Botërore, këto vende duhet të vihen në dijeni.
Projekti, që ende nuk është miratuar nga Bordi i Drejtorëve, ka ndeshur në vështirësi për shkak të konsideratave mjedisore dhe kundërshtimeve nga banorët në Maqedoni, meqë ai pritet të ndërtohet në një park kombëtar.
Për këtë çështje, e cila ka ndezur debate të shumta dhe në Shqipëri, foli sot kryeministri Edi Rama, i cili akuzoi opozitën se po manipulon politikisht:
“Nuk ka projekt! Sepse projekti në këtë rast, nuk quhet një ide apo një skicë-ide e një qeverie tjetër, por quhet një projekt-zbatimi që e ka në tryezë edhe qeveria jonë, përderisa përfshin apo prek edhe Shqipërinë. Por as ne nuk e kemi një të tillë, as qeveria maqedonase nuk e ka një të tillë. As Banka Botërore nuk e ka financuar një të tillë. As bëhet fjalë që një projekt i tillë të financohet nga Banka Botërore apo nga cilido institucion financiar ndërkombëtar pa miratimin edhe të qeverisë së Shqipërisë dhe në respekt të marrëveshjeve dhe traktateve ndërkombëtare”, deklaroi zoti Rama.
Ku mbeten rrenat e ministrit shqiptar nga MaqedoniaV. Saraqini se nuk ka projekt konkret per lumin Radika.Rrena i ka kembet e shkurta
Po ska aprojekt pra a e shef, po behet thot po ska.
Projekti eshte paraqitur ne Banken Boterore qe ne 2011, pra RREJNE vet ministrat shqiptare te shtetit Maqedonas . Qe ketu fillon mashtrimi.
Banka thote se sasia e ujrave eshte me e vogel se 2m kub/sek -pra me e vogel se sa sasia qe parashikon nje mareveshje, pra ajo DUHET TE VEJE NE DIJENI – DHE JO TE MARRE LEJE nga vendet qe preken nga ky projekt.
Banka Boterore nderpreu projektin ne bregdetin shqiptar per 4 shtepi qe ishin prishur ne Jale te Detit Jon. Mire beri por pse nuk u dashka te merret parasysh demi i madh qe u shkakton vendeve fqinje si dhe banoreve te vet shtetit Maqedon?
Dhe me e rendesishmja eshte qe nqs mareveshja lejon qe me pak se 2 mkub/sek mund ti mare shume kollaj pa pyet kerkend dhe Shqiperia te devijoje ujrat e liqenit te Pogradecit apo te Drilonit sipas qejfit te vet pa pyet njeri.
Nje projkt mund te filloje te skicohet vetem kur jane zgjidhur te gjithe problemet e tjera, perfshi dhe mareveshjen midis shteteve.
Keta, perfshi edhe kryeministrin tone, flasin sikur kane pi nje damixhane me raki, dhe nuk e kuptojne qe populli u jep uje ne bisht te luges.
Projekt paska!!! Tani qeveria ti lere thirjet “Nuk ka projekt!”….
Pushtetin duhet ta marre Sali Berisha, sepse vetem ai eshte trim dhe zbaton porosine e shokut Enver per te hapur tynelin e Qafe Thanes qe uji i liqenit te Pogradecit te derdhet ne shtratin e lumit Shkumbin.
Jo mor peshku shpelles, ai trimi qe thu ti, tani do ta kishte firmosur sic beri me detin, ai esht trim per te shitur, se trim, per te mbrojtur popullin, se le vjehrra Milic, se e ka hongur corben e prishur trimi jot qysh para 40 vjetve dhe sja ma bytha me u krujt me sllabet trimi jot shpellar.
Ndersa Rama pret, kur ti vi kerkesa zyrtarisht e leshon bomben, lene shpellarin tat qe ha m.t si pulat.
dhe bb eshte e pabese pere shqipetaret ka fakte se ne te njejten kohe ne vitin 2000 kjo poshtersi qe e ka emrin bb dha dy centrale nje maqedonis dhe nje shqiperise qe benin 100 milion euro ai i maqedonise filloi e mbaroi dhe po punon kurse ky i vlores eshte jashte standartite kjo eshte poshtersia bb qe kushedi cfare pabesie po na bene dhe keta politikanete tane nuk kane force te veprojne po bien dakord si antishquptare qe jane
FMN +BB =JANE VAMPIRET E RRUZULLIT TOKESOR 😉