Ministri Damian Gjiknuri së bashku me ministrin Saimir Tahiri kanë qënë dy juristët që do t’i ngelen historisë, të cilët mbrojtën në Gjykatën Kushtetuese kauzën e Detit të Falur në Marrëveshjen Famëkeqe me Greqinë. Ata kaluan netë pa gjumë përpjekjesh për të gjetur mbështetjen studimore dhe ligjore ndërkombëtare për ta mbrojtuyr atë kauzë e cila përfundoi me fitore. Koloneli i Detit i kujton zotit Gjiknuri se dukja e sotme e Shtetit duhet të ndryshojë dhe ecja duhet bërë në të tjera gjurmë. Ata kërkonin studime dhe institucionet shqiptare ishin të kapura dhe gokëkyçura duke mos i shërbyer interesave kombëtare. Që të mos ndodhë si atëherë, Rilindja duhet të punojë ndryshe. Në këtë intervistë Kolonel Pashaj hedh dritë për Kauzën e re: “Radika” dhe “Vjosa” e cila kërkon një tjetër qasje nga ana e Qeverisë.”
– Kolonel, si ndjeheni dhe si i përjetoni diskutimet e sotme për buronjat lumore të Arbërisë që kërkojnë t’i presin? E kam fjalën për Radikën dhe Vjosën…
– Pyetja juaj është shumë e gjetur se po më sillni në përfytyrim pemën ujore të Arbërisë. Fatkeqësisht me vjen po kaq dramatike edhe indiferenca vrastare e vetvetes teksa jemi kthyer në spektatorë të rëndomtë. Triumvirati i Madh lumor, Drin-Devoll (Seman) Vjosë ka një regjim gjeografik gati mitik duke zotëruar të drejtën e bërjes dhe farkëtimit të jetës së Dheut të Arbërit. Këtë doja të theksoja që në fillim. Ky Triumvirat ka afërsisht të njëjtën buronjë përmidis Pindit-Nemërçkës- Gramozit (Triumvirat Malesh) në takim me njëri-tjetrin. Drini priret, turrshëm për në Veri, për për të përthithur Albanidet, gjersa i zbret kristalorë në Bunë. Kurse gjymtyra jugore është një lum i katërt (Thiamis) që plotëson këtë Kuartet, ai lum që në emrin e tij mbart Çamërinë, me rrjedhë nga Dodona e që ka një ndër burimet e parë, pothuajse në të njëjtin kresht, me burimet e Vjosës në pamjen jugore të portretit të Nemërçkës. Kësilloj, përfytyrohet madhëria gjeografike e Arbërit, ne këtë mbështjellë jetësore që fillon: Novi Pazar- Nish- Medvegjë- Shkup-Manastir- Follorinë- Kostur- Konicë- Janinë- Artë- Prevezë pritur në krah të dy deteve. Drini bëhet Bunë dhe Buna bëhet det. Buna kërkon Drinin që mjekon plagët e Bjeshkëve të Namuna. Drini ka djem midis të cilëve ( Drini i Bardhë dhe Drinin e Zi ) dhe çikë: Valbonën. I Bardhi pi nëndheun e Fushë Kosovës, dhe Faqeve veriperëndimore të Maleve të Sharrit. Drini i Zi sjell kalorinë lumore ujore të Sharrit, Korabit, në shpinë të Gostivarit, tek buronjat e Mavrovos. Ndërkaq zbulohen ‘dasmat’ liqenore të Ohrit, Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël që janë sytë qiellorë të Dheut të Arbërit, duke pasur një komunikim mitik me Pindin e Olimpin e Perëndive. Aty pi gji Vjosa (Aosi Epirot) që vjen në kufindarje, të dy Deteve, Adriatik dhe Jon. Buronjat e Vjosës dhe ato të Devollit, ceken dhe përkëdhelen në Gramoz dhe gjejnë komunikim aq të afërt në Tren, të Prespës së Vogël, ku zanafillon Drini. Skalitja e këtij rrjeti ujor dhe pema xhufkulore e tij ka një mall të madh për këtë Dhe të amëshuar, e kjo fytyrë jete ka parë se si u gdhendën zërat e isos së madhe të lumenjve që sollën në jetë Luginat e magjishme dhe Myzeqenë e plleshme, qyteteve dhe gjeohapësirës perëndimore.
– Le të hyjmë në temë. Kolonel. Radika ishte si një zgjim… ardhur nga Bashkësia Dibrane e cila e pasoi në shtetin amë. Ku dhembi? A ka vesh Qeveria?
– Duke iu përgjigjur pyetjes suaj, më lejo t’i drejtohem prej këtij mediumi Ministrit Gjiknuri për t’i sjellë në kujtesë një përvojë të përbashkët e cila ka vlerë në ditët e sotme kur ai gjendet në krye të një Ministrie. Ne s’ishim njohur por u takuam dhe u bashkuam në kohën e Detit të Falur, kur Qeveria e Berishës e këpuste atë Det për t’ia dhënë fqinjit. Në Gjykatën Kushtetuese me dy juristët, Saimir Tahirin dhe Damian Gjiknurin luftonim me Qeverinë se “Qeveri nuk ish e jona…!!!” se “shteti ishte cung”. Kërkonim institucione, studime, kërkonim sigurinë kombëtare, kërkonim Akademinë, kërkonim Universitetet dhe të gjithë heshtnin në tmerrin antikombëtar.
Ato katër netë pambarim ne hartonim teza e kundërteza, gjeografi dhe kundërgjeografi, histori dhe kundërhistori të cilat do t’i mbronim, në “shtetin tonë të kapur”. Ky ishte një absurd i madh. Ne shkuam në Kushtetuese sikur të shkonim në një gjyq që bëhej në një shtet tjetër, aq jashtë na kish lënë ky palo shtet dhe Institucionet e tij. Por me Gjiknurin, Tahirin ne fituam një betejë që, sipas mendimit tim, nuk kish vlerë të momentit por për të hapur rrugë mbrothësie për të hapur sytë studimorë ndaj interesave tona kombëtare. Po çfarë po vemë re këto ditë?
Ngjan sikur është e njëjta situatë, kur në rrugë dalin bashkësi qytetarësh, nga Dibra e Madhe dhe Dibra brenda shtetit amë, dalin mediumet, ndërkaq Qeveria në vend që të nxjerrë institucionet studimore teknike, del sërish vet dhe thotë se është furtunë në një gotë bosh… Mund të jetë kështu, dhe vërtet ndofta, nuk do të ketë ndodhi të prerjeve ujore, e as cenim të interesave kombëtare, por thelbi është tjetërkund, tek ajo që më shqetëson: “Nuk mund të dalë e para politika dhe të bëjë teknikë e shkencë” por i takon institucioneve të shtetit që kanë syrin vëzhgimor në pasuritë kombëtare për të sqaruar se ç’ndodh. Ndryshe kemi ngelur në të njëjtin nivel, si në kohën e Merhumit, kur Sali Berisha merrte kompasin dhe u shpjegonte fëmijëve se si e kish prerë Detin tonë për t’ua falur helenëve…
– Le të jemi pak më konkretë, ku e keni fjalën ?
– Pellgjet Ujëmbledhëse kanë studime të cilat i “kanë humbur” se Institute janë shkrirë, se Politika është bërë “shkencëtare” dhe ne mbetemi të kërcënuar prej vetvetes sonë të gjymtuar nga politika. Që më 26 nëntor të vitit që shkoi dhe ende s’ka tejdukshmëri. Qysh më 26 nëntor dhe ende askush nuk del të sqarojë bashkësinë. Si mund të ecet në këto gjurmë? Kaq me vonesë e pa tejdukshmëri, merret vesh, tek ne, kur alarmi është po kaq dramatik për parandalimin e tij.
Pak javë më parë mediumet sollën në dukje, mbledhjen e komisionit të jashtëm të parlamentit ku Ministria e Jashtme raportonte se në korrikun e vitit të kaluar qeveria greke paska miratuar një projekt me synim devijimin e disa lumenjve, mes të cilëve edhe lumin Vjosë për të pasuruar liqenin e Janinës. Këtu flitet me terma politikë, flitet si të ishim spektatorë të largët, me parulla por aspak me terma shumë të trajtuar nga BE, që janë edhe shtrat ligjor e hulumtues për studiuesit tanë. Kjo është mënyra se si mund të humbësh, se si mund të pushtohesh… edhe pa të hyrë në kufij, se si të priten venat dhe si të vyshkesh. Vihet në rrezik Siguria Kombëtare. Më shumë hollësi dhe informacion e merr nga Bashkësia e Dibrës së Madhe se sa nga Ministrat. Të bëhet mishi gjemba gjemba kur të thonë se Radika është menduar që të rrjedhë në Vardar dhe kur qytetarët në tubim e përfytyrojnë rezervuarin ujor të sotëm si një ligatinë kërcënuese të së nesërmes.
A ka studime të Energjisë, Hidrologjisë, Sistemeve Gjeografike dhe ato të Sigurisë…?
– Është shumë dëshpëruese, sigurisht. U bënë dy javë e më shumë që flitet, në terma të përgjithshëm dhe ka qenë vetëm një zë që foli me vëzhgime të drejtpërdrejta, me një perceptim real për matje në Drinin e Zi në vendin e quajtur Ura e Topojanit, aty ku hyn edhe zalli i Bulqizës. Uji i Radikës bashkë me atë të Drinit të Zi që vjen nga Ohri vinte në një sasi prej 12 m3 për sekondë. Ndërkohë që matjet e bëra në Radikë, në liqenin e Mavrovës, uji që devijon nga Radika e ishte 4.5 m3/ sekondë e që futet në Mavrovë. Tani ata kërkojnë që ta heqin këtë sasi. Drini vet ishte 12 m3 / sekondë por jo vetëm Drini i Zi mbasi ishte edhe dega brendakufitare shqiptare. Në kohë thatësirë merret gati gjysma e Drinit të Zi që duhet të vinte në krahun tonë. Ky është alarmi dhe më tej “s’ka se si të ketë dritë jeshile… Radikës i është devijuar një pjesë e saj qysh në vitet pesëdhjetë të shekullit që shkoi. Dhe tash kërkojnë të marrin pjesën e sipërme të saj . Ky lum ka një sasi ujore prej 25-30 m3 / sekondë, ndërkaq pala maqedonase e mohon. “Maqedonia pret pjesën e sipërme të Radikës, merr ujrat e malit të Sharrit dhe po kështu të Korabit” Këtë zë vëzhgimor e solli Hidrologu Kolaneci, po ku janë vallë Institutet dhe Agjensitë studimore që duhet të flisnin shumë herë më parë se sa Politika? Ja pra kjo është mbrapshtia kombëtare e hedhjes poshtë të studimeve dhe institucioneve të saj. Faqet e gazetave u mbushën plot me hamendje dhe spekullime dhe këtij vëzhgimi iu la vetëm një minutazh i shkurtër dhe mediumet e shkruara as që i lanë vend.
– Po studime të tjera?
– Si mund të ulesh në komisione ndërkombëtare pa identifikuar dhe pa hulumtuar në hollësi pasuritë e mëdha ujore që natyrshëm dhe në ekujlibra vijnë në Dheun tënd. Vite më parë u organizua një Uorkshop Kombëtar për disa Pellgje Ujëmbledhës, me qëllim për një integrim të GIS= (Sistem Gjeografik të Informacionit) sipas përvojës botërore dhe askush, besoj, se nuk i është drejtuar kësaj pune të kryer e cila mund të vlente për politikën komunitare si atë të energjisë, mjedisit, transportit, bujqësisë, peshkimit, politikës rajonale dhe turizmit, ekosistemit, ekologjisë në përgjithësi, për të dhënë një ndihmesë të rëndësishme në fusha të tjera të bashkëpunimit midis shteteve anëtare, ndër të tjera edhe në Perspektivën Evropiane të Zhvillimit Hapësinor ( PEZHH – ESDP). Kjo është gjuha studimore me të cilën duhet të flitet.
– A janë të besueshme deklaratat e dy prej ministrave shqiptarë në Qeverinë Maqedonase?
– Ato tërthorazi rrëfejnë se ka studime të cilat tanimë nuk janë sekret. Ka një Fizibilitet studimor. Këto janë studime që i bëjnë institucionet dhe kjo tregon se në atë vend punohet me projekte të hulumtuara në fusha të ndryshme. Kjo është një gjë e mirë e për t’u marrë shembull.
Po këtu tek ne, ka një rrënim studimor dhe ndaj pellgjet lumore dhe ajo pemë gjigande ujore duket se është jetime, deri sa nuk ka zot. Ministri Valon Saraçini, sado që u tregua shumë i matur për të krijuar një lloj sigurie i shpëtoi fjala duke e thënë: “Se nuk janë gjetur burimet financiare…” Pra la të kuptohet se ka një Projekt, ka një Fizibilitet që ende nuk ka financë, e po të gjendej ajo do të bëhen hapa për Marrëveshje. Kaq është e mjaftë se matanë kufirit duan të gjejnë burime energjie në kurrizin tonë. Sa do t’ia arrijnë? Përballë duhet të ketë studime se pala jonë s’mund të shkojë me duar në xhepa.
– A ka një legjislacion Ndërkombëtar?
– Domosdo që ka. Për lexuesin e ‘DITA ’-s po përcjell këtë nen nga DIREKTIVA 2000/ 60 e BE: “Shtetet anëtare duhet të identifikojnë shtrirjen e veçantë të baseneve ujëmbledhës brenda territorit kombëtar të një vendi dhe, për qëllimet e kësaj Direktive, t’i përcaktojnë ato sipas rajoneve të veçanta të baseneve ujëmbledhës. Basenet ujëmbledhës mund të kombinohen me basene ujëmbledhës të mëdhenj ose të lidhen me basene ujëmbledhës të vogla fqinje për të krijuar basene ujëmbledhës të veçantë, aty ku është e përshtatshme. Aty ku ujërat nëntokësore nuk ndjekin plotësisht një basen ujëmbledhës të veçantë, ato duhet të identifikohen dhe transferohen për tek rajoni më i afërt dhe i përshtatshëm i basenit ujëmbledhës. Ujërat bregdetare duhet të identifikohen dhe transferohen për tek rajoni ose rajonet ujore më të afërta ose të përshtatshme të lumit”.
Mirëpo këtu në Shqipëri vijon të thuhet po i njëjti “avaz i Mukës” ashtu rëndom: “Mos çani kokën, nuk cenojmë interesat e Atdheut”, ndërsa shteti fqinj projekton dhe ecën në të kundërt të rrjedhës së lumenjve natyrorë që prekin interesat tona kombëtare dhe në të kundërt të direktivës së mësipërme. Shtetet anëtare nuk do të shkelin këtë Direktivë kur janë shumë të qarta përcaktimet që kanë të bëjnë me Statusin e mirë ekologjik, për mundësi edhe më të mira për të parandaluar “prishjen e statusit të masës së ujit sipërfaqësor ose nëntokësor” që mund të vijë si rezultat i modifikimeve të reja që i janë bërë karakteristikave fizike të sipërfaqes së trupit ujor ose ndryshimeve që i janë bërë nivelit të zonave nënujore, ashtu siç po ndodh sot me Ndërrimin e rrjedhës së Radikës dhe ndërtimin e një Hidrocentrali : “Guri i Zi” me palën maqedonase apo e kësillojshme për Vjosën.
Çfarë doni t’i përcillni Qeverisë së Rilindjes?
Asnjë politikë në botë nuk ecën dot pa Projekte dhe Vizion të së nesërmes, asnjë Qeveri nuk çan dot rrugë dhe risi në ndërtim të shetit pa studime në përmirësim të jetës së bashkësisë e në ruajtje të interesave kombëtare. Fatkeqësisht Politika ka shkallmuar institucionet studimore. Qeveria nuk i ka në dorë këto agjensi frymëmarrjeje.
Sali Berisha do të mbahet mend se si e krijoi këtë asfiksi dhe vihet re se ecët në të njëtën gjurmë. Nuk ndërtohet asgjë me fjalime e hartime politike të deputetëve apo qeveritarëve, ecet vetëm me hulumtime të integruara. Të gjitha dështimet e mëdha si: Siguria Kombëtare, Pronësia dhe Hipeteka Shqiptare, Koncesionet e pasurive themelore kombëtare (Nafta, Kromi , energia…) “ALUIZN-i “Rruga e Kombit” (në aspektin e Fizibilitetit dhe Financës, rënjes së Tunelit), Gërdeci tragjik (në menaxhimin e armatimit e municioneve në shkallë vendi), Marrëveshja famëkeqe e Detit, Përmbytjet në Shkodër, “Gjakmarrja në Veri”, Emigracioni fatal dhe braktisja e Verilindjes, Lazarati i Drogës janë shumë pak që po i fusim… nën shënjën e Integralit të një Drejtësie të Korruptuar, kërkojnë Rilindje të vërtetë. Kësillojshëm, nëse ecet po me të njëtën mendësi, mund të dështojë edhe Reforma Territoriale po të mos ketë vëzhgime dhe tërheqjen e mendimit të qytetarëve, po kështu edhe AKB – e sapomiratuar po edhe Riformësimi i ALUIZN-it etj./Intervistoi: Xhevdet Shehu
me opozitene e lulite gjithcka do zhdukete dhe bashke me te dhe shqiperia se ja nje fakte asnje te drejte dhe asnje mosmarveshje qe te bejne reformene teritorjale dhe ata sduane nga kush i mere luli urdhrate kure dihete qe cfaredo te behete ate do ta sjellin ne pushtete sic e bene kryetare partie do apo sdo vota e popullit
I rekomandoj Z.Rama si kryeminister i ketij vendi te lexoje artikullin e mesiperm dhe te reflektoje per problemet aq te rendesishme qe ngrihen aty.
Ti Kolonel Pasha je njeri i nderuar e patriot dhe mendoj se duhet te jesh ne krye te punes per politikat ujore kombetare shqiptare.
“Likja”? Në një mendje me propozimin tuaj,megjithëse mendoj se nuk e kanë për zëmër. E dini pse? Sepse patriotet e këtij vendi në mendesinë e sotme pushtetore nuk i kanë shumë “për zëmër”. Madje kur kanë edhe mënd si myslymi. Nuk të lënë té bësh pazare këta? Qofsha i gabuar!? Nderime”likja”!
gjej edhe ndonje gjeneral ta veme ne krye te keshit dhe pastaj ndonje reshter tipi alimuca ne krye te kryeministrise dhe jemi ne rregull.
cfare flisni keshtu mor mjerane te rjedhur hajdeni ne vehte dhe kapni ceshtjet kryesore jo kot e me kot
1. Qeveria e re shqiptare duhet urgjentisht te anulloje te gjitha vendimet e qeverise Berisha mbi shkrirjen e institucioneve studimore dhe projektuse.
2. Me kujdes dhe ne nje afat 6 mujor duhet te ngrihen te gjithe institucionet e nevojshme per te gjitha fushat e ekonomise.
3.Numri i punonjesve te jete optimal ku te gershetohen te tre nivelet e pervojes se moshes 65-50, 50-35, 35-25. Me kohe te pjeseshme mund te integrohen dhe punojes mbi 65 vjec.
Veprimtaria financiar baze e instituteve duhet te jete ai me vetefinancim.
4. Ka shume njerez ne administrate qe kane marre tituj shkencor, qe marrin honorare per titujt, qe paguajn komisionet per te marre titullin, qe paguajne revistat e huaja per tu botuar gjoja studimet e tyre etj e tj. Honoraret ndaj ketyre titujve shkencor duhet te hiqen pasi ato rendojne mbi kurrizin e bisnesit.
5. Studimet te shiten dhe titujt te shiten ne treg . Vlefshmeria e tyre do te varet nga kerkesa e tregut.
6. titull ka marre dhe Topalli e Mziu dhe shume te tjere te sojit te tyre. Eshte krim ekonomik shperblimi i studiuseve te tille
Shqetesimi i popullit rreth devijimit te ujrave te lumenjve Radika dhe Vjosa, i shprehur permes shoqates per mbrojtjen e ujrave e te mjedisit dhe komunitetit te te dy Dibrave eshte ngritur ne nje stad teper shkencor nga ish koloneli Myslim Pasha debashkohem me te per vet faktin se antaret e qeverise sone, ne vend qe te bashkohen me kete shqetesim popullor mundohen ta qetesojne popullin duke i thene se “nuk po i shohim gjurmet”, nderkohe qe populli dhe bashkia e Dibres se Madhe si dhe juristi Ksenofon Krisafi sebashku me specialistin e ujrave ne debatin e Top Show-t te dates 19 Janar treguan dhe po tregojne ujkun. Prndaj bashkohem me zotin Myslim Pasha, cili me kete intrviste i thote hapur qeverise qe shqetesimi dhe “lufta” duhet bere para se te behetrealitet projekti maqedon e ai grek dhe jo pasi te ket mbaruar ato projekte dhe nuk eshte e ndershme qe, nderkohe qe ato projekte po behet perpjekje te vihen ne jete, qeveria jone del e thote pa pike pergjegjesie: Shume zhurme per asgje. Kjo lloj praktike qeveritare nuk i sherben mbrojtjes se interesave kombare, pandaj edhe nje here i themi z. Myslim: Te lumte!
Bravo D. Goxhaj, ti koloneli vullnetar qe le Tiranen dhe shkove per te luftuar per lirine e vellezerve tane kosovare ne radhet e UCK-se. Ti strateg i sprovuar ne beteja e di me mire se kushdo tjeter se populli shqiptar duhet te pergatitet per luften qe duhet te beje per bashkimin kombetar brenda territoreve te grabitura nga Aleatet Sllavo-Greke ne Luften Ballkanike te viteve 1912-13 dhe te bekuara me vendimet antishqiptare te Konferences se Londres 1913, Populli shqiptar dhe qeveria e tij duhet ta dine mire se lufterat e shekullit XXI do te behen me per tokat, por per ujrat.
Ky artikull e vlene te studjohet nga Qeveria dhe te meren masat e nevohshme sa nuk eshte vone.
“Likja”? Në një mendje me propozimin tuaj,megjithëse mendoj se nuk e kanë për zëmër. E dini pse? Sepse patriotet e këtij vendi në mendesinë e sotme pushtetore nuk i kanë shumë “për zëmër”. Madje kur kanë edhe mënd si myslymi. Nuk të lënë té bësh pazare këta? Qofsha i gabuar!? Nderime”likja”!
Ne kete cerek shekulli Shqiperia ka pesuar nje dem ne ekonomi dhe ne popull, njesoj sikur te kete kaluar tri luftera. Dhe nuk eshte e zonja te vere para pergjegjesise asnje njeri, as kryepergjegjesin Sali Berisha.
Jo studimeeeeeeeeeeeee se ju dhemb koka. Futjani si kau peles, te dale ku te dale. Degjoni Saliun. Te studiosh eshte komuniste. Te projektosh eshte Staliniste. Jo mos i beni keto se beheni komuniste. Por degjoni Salun JU. Ai do ju hape syte dhe tju beje te pasur si Gjermania, Trima si Lacianet, Trapa si TROPOJANET, burra si MULI Degjoni Saliun JU.
Eshte dita e PD-se
Po pse je kaq dru o i gjore. Ne artikull i behet thirrje kesaj qeverie qe ti pervishet punes studimore e te mos beje deklarata kuturu. Ty nuk ta ka fajin Berisha por koka. Nuk thone kot, koka ben koka peson.
Myslimi është patriot i madh por te mbyt me llafe. Te kishte bërë nje skice te lumenjve e pellgjeve ujorë që trajton do qe më interesant se sa stili romantik per puthje e perqafime lumejsh e detesh!Topografi është më interesant kur flet si topograf dhe jo kur thur himne.
Per thelbin e problemit:
Ne kohën e Luftës së Ftohtë, Jugosllavia e Titos, e perkëdhelura e Lindjes dhe Perëndimit, nuk guxonte të sillej sipas qejfit pa lejen e Shqipërisë, e jo më sot, Maqedonia me brekë nëpër këmbë, do sillet me ujrat e përbashkta sipas qejfit, pa na pyetur.
Jemi djegur nga qulli dhe i fryjmë kosit!
a ka ky shtet riperteritje te marreveshjee nderkufitare pas shperberjes se jugosllavise, nese po, ato bejne pune, por nese nuk ka riperteritje dhe koloneli ja fut kot, fare kot me duket mua