Kur udhëtoj me makinë, ndez radion dhe kërkoj stacionet: Dje, për një çast dëgjoj: Ju flet Tirana, po japim lajmet. “Kryeministri Berisha i vendosur për të bashkëpunuar me opozitën, i hapur për plotësimin e kërkesave të saj..”. Më plas një e qeshur e madhe, gati sa nuk bëra aksident. Flet përsëri spikerja: Ekonomia shqiptare, e 4-ta ne bote, (gjithmonë sipas Berishës), e dyta ne Europë, rrotë më rrotë me Gjermaninë (sepse rrotë e kemi dhe ne kryeministrin prandaj na shkojnë gjërat rrotë fare). Ndaloj makinën sepse kam frikë se mos bëj aksident dhe qesh përsëri me të madhe. Vazhdon përsëri spikerja: “Dhe këto arritje janë fryt i një perfomance të shkelqyer… domosdo që dihet e kujt: e k/ministrit Sai Berisha. Përsëri spikerja: Një rezolutë nga XYZ, një vlerësim i shkëlqyer për qeverinë…. Hap krahun e ndaloj makinën, sepse nga e qeshura e madhe mund të sëmuresha. Dëgjoj përsëri nga spikerja sapo rinisem: Punë e shkëlqyer e kryetarit të bashkisë së Tiranës, që po lufton me perkushtim , për të rregulluar punën e keqe dhe shkel e shko që ka bërë ish-kryetari ndaj qytetit të Tiranës dhe qytetarëve të saj… Tashti nuk kam më fuqi as të qesh dhe as t’i jap makinës, por them të ndalojë fare dhe t’ja fus gjumit. Radio Tirana e sotme ia ka kaluar edhe radio Tiranes të kohës së komunizmit, madje për ca gjëra, asaj i merr të keqen.
Letër e nënshkruar: Bujar Cani

E drejte por habitem shume paske duruar se une ne fakt disa stacione televizive ku fus edhe TVSH dhe Radio Tiranen, ja kam harruar si e kane siglen.