Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i është rikthyer sërish vozitjes në kanionet e Osumit, por kësaj radhe ka zgjedhur që bukurinë e tyre t’ia ekspozojë ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu. I impresionuar nga adrenalina që i ofron vozitja në lumin e Osumit ambasadori amerikan Arvizu tha se duhet menduar për potencialin e vizitorëve, por kjo duhet bërë në mënyrë të kujdesshme, duke ruajtur bukurinë e natyrës. Në rafting Meta e Arvizu u shoqëruan dhe nga artisti Ardit Gjebrea, i cili tha se këto kanione në radhë të parë duhet të njihen nga shqiptarët. Mesa duket kryeparlamentari Meta fundjavat do t’ia rezervojë pikërisht vendlindjes, ku pas kolegëve të tij politikanë, dhe ambasadorin Arvizu kësaj radhe, pritet të shihen kush do të jenë të ftuarit e javës së ardhshme.

Oh,po kerkon me shpetuar vêtin Duke komprometuar ambasadorin e amerikes?sa sjellje infantile!….
Qe are much more concerned with this
http://www.gazetaexpress.com/lajme/vdekje-mjerim-dhe-femije-ne-industrine-minerare-shqiptare-19705/
Sa per zemer i paskan keta amerikanet supertekorruptuarit si Meta, Mediu & Co. Eshte dhjere gjithcka ne kete vend ku dhe ambasadori i SHBA perfundon ne keto nivele.
Quhet Ilir Floriri ai. Nuk quhet Ilir meta skrapardhi