Ragip Xhaka: Graniti u shit 50 milionë euro

Dita

Babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka ka treguar çmimin e saktë të shitjes së birit të tij te skuadra angleze Arsenal.

Granit Xhaka u largua nga gjermania për te skuadra e Arsenalit në fillim të afatit kalimtar të verës. Sipas disa raporteve të fundit, Graniti u transferua te “Topçinjtë” për 45 milionë euro, megjithatë Ragipi tregon se i biri i tij u shit për 50 milionë euro.

“Graniti u shit për 50 milionë euro”, tha Ragipi në një emision të RTK-s.

Ai gjithashtu zbuloi disa top-skuadra të mëdha që kërkuan shërbimet e mesfushorit kosovar që mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës.

“Granitin e kërkuan edhe skuadra të mëdha si, Barcelona dhe Real Madrid, por bisedimet kishin dështuar”, shtoi Ragipi.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *