Është e vështirë që të kapësh këtë njeri.
Normale, ka shumë njerëz që duan të flasin me të.
Duan të dinë se si është të jesh babai i dy djemve, që janë kualifikuar me dy kombëtare të ndryshme në Europian.
Graniti, 23 vjeç, me vendin që është bërë atdheu i dytë për babain Ragip.
Taulanti, 24 vjeç, me Shqipërinë, vendin ku i kanë rrënjët.
“Ndonjëherë nuk e besoj atë që ka ndodhur. Jam babai më krenar në botë,”, thotë Ragipi (në foto me të fejuarën e Granitit, Leonita).
Përpara 25 vitesh erdhi në Zvicër si i përndjekur politik.
Së bashku me gruan e tij.
Ai punon si kopshtar, ajo pastron.
Kurrë më parë nuk e kishin imagjinuar se do vinte kjo ditë.
Që dy djemtë e tyre të bëhen yje futbolli.
Që të dy kanë pjesën e tyre të madhe në kualifikimin e dy vendeve.
Po sikur në verën tjetër në Francë të ketë një duel mes vëllezërish?
Kjo nuk përjashtohet.
Zvicra është në vazon e dytë, shqiptarët në të katërtën dhe mund të përplasen.
A e shpreson Ragipi këtë?
“Kam një ndjenjë të mirë që nuk do ndodhë kështu. Por nëse ndodh, do jem neutral”.
Dy vëllezërit janë përplasur në mars të vitit 2012 në Superligën zvicerane.
Por në kombëtare nuk kanë luajtur kundër njëri-tjetrit.
Kur Zvicra u përball me Shqipërinë për Botërorin e vitit 2014, Graniti nuk ishte në ekip, Taulanti nuk ishte ftuar.
Kjo do ndryshojë në verë, pasi vëllai i madh është shumë i rëndësishëm për mesfushën e shqiptarëve, sikundër Graniti është i paimagjinueshëm jashtë kombëtares zvicerane.
*Marrë nga gazeta zvicerane Blick

He mo bos. Ja hodhe menderes. Te kane bo cunat me lek
Mire ai u dha nje drejtim te mire femijeve te vet, po ti c’planesh ke?
Sikur nje pjese e mire e shqiptareve te investonin me vend tek femijet e tyre, ky vend nuk do vuante nga injoranca e thelle, analfabetizmi dhe rini me prirje kriminale qe ka te jashteligjshmen modelin me te shemtuar per t’u pasuruar.