Kanali italian RAI 3 ka deklaruar pas një hulumtimi të bërë se është intrigues fakti që një kompani e quajtur “Blue Sky” financon Milanin.
Në krye të kësaj kompanie qëndron Xhanluka D’avaco dhe Salvatore Çerkione, me bazë në Londër, të cilët njihen për lidhje të forta me ish-pronarin e kësaj skuadre futbolli, Silvio Berluskoni.
Të dy emrat e sipër përmendur janë pjesë e bordit të kompanisë kineze që quhat SOPAH, bashkë me ish-administratorin e deleguar të Milanit, Adriano Galiani.
E duke ndjekur këtë ‘pistë’, kanali televiziv RAI 3 dyshon se kjo mund të ketë qenë arsyeja se përse Berluskoni ia ka shitur ekipin kinezëve në vitin 2017, që të mund të qëndronte sërish pas kuqezinjve.

s.a/dita

Pa dashur te injoroj kete shkrim, po bej nje verejtje qe ka lidhje me sportin.
Ka disa jave qe ne Amerike luhet basketbolli i nivelit me i larte ne bote i NBA, ku u perballen gjigandet e ketij sporti ne dy grupe: Ne ate te lindjes ku fitues doli Claveland Cavaliers te shtetit Ohio, me ” Perbindeshin” e saj LeBron James dhe ne perendim fituan te zakoneshit Golden State Warriors ( Qyteti Oakland) Kalifornia.
Me gjithe se jane luajtur 3 ndeshjet e para nga 7 te mundeshmet, ne asnje gazete ne rubriken sportive nuk eshte shkruar asnje rrjesht, kjo vlen edhe per Gazeten e nderuar Dita.
Te jete valle “padituri”, mos vemendje, apo mendjelehtesi e gazetarve qe mbulojne kete sektor.
Jepen lloj lloj lajmesh, nje pjese e tyre te pa qena, thashetheme dhe theniet cdo lloj prostitute (kurve) te shoqeruara me bikine ose fare pa to, qe deklarohen hapur per te bere kar-iere si me gjasme fanse te ketij apo ati ekipi futbolli, apo emra futbollistesh qe keto enderrojne te pallohen, ose pine e bene tape ne ceremonine e largimit nga futbolli i te magjishmit Pirlo etj etj dhe asnje llaf per magjine e fineve te NBA.
Deri me Game Trete udheheq me 3 fitore Warrioes, u duhet edhe nje ndeshje per te plotesuar numrin 4 qe te shpall, Kampion te NBA.
PS edhe vjet Kampion dolen Warriors.
Respekte.