Rai zbulon “lidhjen e qeverisë me drogën”, mafiozi italian udhëtoi me avionin e ministrit shqiptar

Bora Basholli

Politika shqiptare ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane, por jo vetëm. Ditën e sotme televizioni RAI ka publikuar një tjetër dokumentar investigues, por këtë herë ka lidhje me një ministër të Kosovës.

Në investigim flitet për mafiozin italian Antonino Vadala, të akuzuar si pjesë e mafias kalabreze dhe për trafikim droge, ndërsa njihet për lidhjet me klanin e njohur ‘Ndrangheta’.

Sipas reportazhit të gazetares italiane Maria Grazia Mazzola, Vadala ka shkëmbyer telefonata e mesazhe dhe ka udhëtuar në avionin e një ministri nga Kosova, emrin e të cilit nuk e bën të ditur.

Gjithashtu Vadala implikon edhe politikanë të tjerë nga Sllovakia dhe ish-kryeministrin sllovak Robert Fico, teksa pretendon se ka infiltruar të dashurën e tij Maria Troskova si nënpunëse në Ministrinë e Brendshme dhe si këshilltare e ish-kryeministrit Fico.

Sipas gazetares, Fico e ka mbajtur afër Maria Troskovën pavarësisht lidhjeve të saj me mafiozin Vadala.

b.b/dita

 

Share This Article
8 Comments
  • O DITA
    Si ka mundesi te shkruani tituj te tille. MINISTER SHQIPTAR. Me poshte shkruani qe ishte MINISTER KOSOVAR. Nuk e kuptoni ju se jemi dy shtete e dy qeveri te ndryshme ?
    TURP..

  • Me kete artikull te vjen per te vjelle. Cfare te reje solli dhe clidhje ka me problemet e shqiperise??!! Nqs nuk keni cfare te shkruani filloni nje rubrike te re me barsaleta, te pakten te qeshim pak.

  • Vetem pacolli ka avion personal,Qe kur ka qne ai minoster i jashtem,ka pasur vetem c’njohje per Kosoven.Ky personazh,per vec se e ka grin Ruse,Ka punu per shume projekte ne Rusi.Nuk te jep kush pune miljonash ne Rusi po nuk mjojtr dike te rendesishem.Ato njohje ndoshta rdhe sot jane te demshme per Kosoven,duke qene minister i jashtem i Kosoves,ne nje periudhe shume delkate te jetes se sah si shtet,tani edhe me msfien?

  • Po beheni si “55”e Balliut,Po na zhgenjeni!Pas kaq vitesh lexus i rregullt i kesai gazete ,ta braktis per “lajme”te tilla fare pa kuptim?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *