Raineri për konfirmim, Elbasani për mbijetesë

redaktor

Ndeshja e Shkodrës mund të jetë një etapë e rëndësishme për Elbasanin për qëndrimin në Superiore, por verdheblutë nuk janë të vetmit që rrezikohen nga 90-minutëshi i “Loro Boriçit”.

Nëse për Elbasanin kjo sfidë ka të bëjë drejtpërdrejtë me mbijetesën, në Shkodër, ku normalisht duhet të ishin të qetë, meqenëse është krijuar tashmë një diferencë prej 14 pikësh me zonën e ftohtë, situata është shumë më tepër e tensionuar. Arsyeja? Baldo Raineri.

Trajneri i kuqebluve duket sikur çdo takim e ka tashmë një sfidë për qëndrimin dhe pavarësisht konfirmimit nga ana e kryebashkiakut, Lorenc Luka një rezultat negativ me verdheblutë mund të cilësohej i papranueshëm.

Në më shumë se një rast, italiani ka theksuar se duhet të lihet i qetë për të punuar, aq më tepër që pas ndeshjes me Apoloninë, përmendi një fakt që i jep të drejtë: “Në ndryshim nga tre vitet e fundit Vllaznia është e qetë sa i përket mbijetesës shumë javë përpara fundit”. Megjithatë në Shkodër ku futbollin e duan, mesa duket mbijetesa nuk shihet si i vetmi objektiv, dhe tashmë që skuadra është jashtë objektivave çdo rast mund të jetë i përshtatshëm për të vënë në diskutim Rainerin.

Dhe nëse te Elbasani, ajo që vihet në diskutim nga rezultati i Shkodrës është mbijetesa, te Vllaznia nuk do të ishte çudi që në diskutim të vihej pikërisht Raineri, në rast të një rezultati të papërshtatshëm.

Share This Article
1 Comment
  • Turp ku e çuan vllaznin e shkodres tash sa vite qe e vjedhin , te diskutoj mbijetsen kur ncjerr lojtar per shum skuadra .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *