Veratti ndryshon agjent.
Bëhet fjalë për një emër të madh të biznesit, Mino Raiola.
Italiani e ka bërë zyrtare përmes Instagramit emërimin e agjentit të ri.
https://www.instagram.com/p/BWvSBz2nnYb/
Veratti ka shkruar: “Unë jam shumë I lumtur për agjentin tim të ri.
Jam shumë I sigurt se vetëm Raiola është personi më I aftë për të përfaqësuar interesat e mia.
Falenderoj gjithashtu dhe Di Camplin I cili më ka mbështetur deri më sot dhe më ndihmoi të firmosja me Raiolën.”
Për shumë kohë Veratti është shenjestër e Barcelonës për këtë merkato.
Di Campli (ish-agjenti I Verattit) pak kohë më parë fajësoi PSG duke e quajtur një burg për Verattin.
Këto fjalë erdhën si pasojë e moslargimit nga PSG për tu transferuar në Barcelonë.
Veratti ka aktualisht një kontratë deri në 2021 me PSG.
dh.th
