E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic është ende në ajër. Manchester United ka vendosur të mos e shtyjë kontratën e suedezit për shkak të lëndimit të tij në gju që do ta mbajë jashtë veprimtarisë për disa muaj.
Sipas “Don Balon”, Ibra nuk dëshiron të lëvizë në MLS, për shkak se ai e di se do të ishte fundi i karrierës së tij në Europë. “Don Balon”pretendon se Mino Raiola ka ofruar shërbimet e Ibrahimovic tek Real Madrid.
Merengues, në fakt, mund të kërkojnë një zëvendësues për Alvaro Morata-n dhe ylli suedez mund të jetë një zëvendësues i mirë për spanjollin që do të largohet drejt Premier League.
Florentino Perez, megjithatë, ka hedhur poshtë mundësinë për të nënshkruar me Ibrahimovic, me ish-sulmuesin e United që dëshiron një pagë prej 10 milionë eurosh në vit.
Real Madrid po planifikon një investim të madh për të marrë Mbappé-n në Bernabeu dhe nuk po planifikon t’i japë Ibra-s shumë para.
Ish-ylli i Milan-it dhe Inter-it gjithashtu kanë refuzuar një shans për të kaluar në Valencia, me drejtuesit që i kishin ofruar atij të shkonte në Mestalla. Në sezonin e fundit 35-vjeçari shënoi 29 gola në të gjitha kompeticionet me fanellën e Manchester United.
