Në kohën kur Valdrin Pjetri nuk arriti të ulet asnjë ditë në karrigen e Kryebashkiakut në Shkodër, socialistët kanë intensifikuar lëvizjet në bazë.
Në mbledhjen e radhës së rajonit të veriut, janë përcaktuar edhe 4 koordinatorët që do të kenë vëmendjen maksimale për këtë rajon.
Burime nga mediat shkruajnë se ata janë Musa Ulqini, Senida Mesi, Luan Harusha dhe Arben Pëllumbi.
Pjesë e diskutimit është edhe paraqitja e dorëheqjeve të drejtorëve pas kërkesës së kryesocialistit Edi Rama, si dhe organizimi i brendshëm i partisë, në prag të nisjes së zgjedhjeve të asambleve socialiste.
l.h/ dita

Aman mos na e co Endri Fugen ne veri se mbetem pa rroga ne ketu.