Spanja rrezikon të përballet me zgjedhjet e treta legjislative brenda një viti nëse opozita socialiste vazhdon të bllokojë krijimin e një qeverie, paralajmëroi sot konservatori Mariano Rajoy, shefi i qeverisë dalëse.
Shefi i partisë socialiste, Pedro Sanchez refuzoi sot të bashkohet me konservatorët në një koalicion të madh apo duke arritur një marrëveshje qeverisëse, pas një takimi prej një ore me Rajoy.
“Nëse Sanchez mban Jo-në e tij ne do të shkojmë drejt zgjedhjeve të reja”, deklaroi Raojy në një konferencë për shtyë pas takimit me Sanchez.
