Rakacolli: Jemi në ngarkesë spitalore, ende nuk jemi afër imunitetit të tufës

time

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur për situatën e COVID në vend, duke thënë se sistemi shëndetësor nuk është në kolaps, por ka një ngarkesë të tonazhit të lartë, për shkak se rastet e të infektuarve prej më shumë se një 1 jave janë mbi një mijë në ditë.

Në një intervistë për Report Tv, Rakacolli tha se pavarësisht shifrave të larta vendi ende nuk ndodhet në imunitetin e tufës. Aj tha se po bëhet një studim për të analizuar saktë se sa është përqindja e popullsisë së prekur nga COVID-19.

“Jemi në ngarkesë spitalore, por jo në kolaps. Jemi në ngarkesë të tonazheve të larta, pasi rastet ditore janë shtuar dhe kemi gati një javë që jemi mbi 1 mijë raste dhe këto gjithmonë shoqërohen me % rastesh që përfundojnë në spitale. Nuk jemi afër imunitetit të tufës, po bëhet një studim për të përcaktuar se sa % jemi të prekur”, tha Rakacolli

Rakacolli fol edhe për raste që nuk pranojnë të shtrohen ën spital dhe bëjnë trajtime me oksigjen në shtëpi, duke thënë se kjo është e rrezikshme pasi duhet të bëhet nga një profesionistë. Rakacolli bëri thirrje qytetarëve që të vijnë në spitale dhe të mos tremben.

“Dhënia e oksigjenit është pjesë e terapisë dhe ajo ka mënyrën  e vetë si duhet të jepet dhe duhet të mendojmë se mushkëritë janë delikate dhe presioni i oksigjenit dhe sasi duhet të behet nga profesioniste”, tha Rakacolli.

Në lidhje me denoncimet e rasteve se në spitale nuk merret shërbimi i duhur Rakacolli tha se ka të tilla dhe se duhen denoncuar në mënyrë që drejtuesit e institucionet të marrin masa, por shtoi ajo këto raste sporadike të mos hedhin poshtë punën e mirë që bëjnë bluzat e bardha.

“Vënia në vëmendje të këtyre raste që nuk bëjnë punë si duhet i bënë titullarët ta kenë në vëmendje këtë situatë. Shumica e njerëzve shërbehen me përkushtim, ankesat merren parasysh. kur dëgjohet vetëm e keqja mendohet vetëm ajo, por e mira e bëra nga bluzat e bardha është shumë herë më e madhe”, tha ajo.

h.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Kjo rshte budalle a cka?! Nuk ka imunitet te tufes per nje virus qe cdo here ka variant o debile qe duhet te shkarkohen nga posti qe mban!
    Idiotja thot se sasia duhet te jepet me pression oxygjeni ! Kur te gjithe te thone duhet doza te nalta sa ma here qe mos te perfundojne njerezet ne reanimacion!
    Shperndani maska FP2 gjithe popullates qe te mbrohen mire se maskat me beze apo maskat kirurgjikale nuk mbrojne kunder kovidit vetem zvogelojne rezikun! Edhe depistoni njerezet qe te mundeni me i izoliar se cdo positiv sjell 7 te tjere mbrenda 1 dite !
    Je ne kolaps se nje i intubuar nuk dell para 3 jave gati e te tjeret gjate atyre 3 jave do te perkeqesohrn per nje persindje te vogel po te mjaftueshme me te blokuar spitalin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *