Rakacolli: Mjekët dhe infermierët nuk ikin në Gjermani për pagë

Amelda Amelda

Për zv.ministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli mjekët dhe infermierët shqiptarë nuk ikin drejt Gjermanisë për pagë. Në Komisionin e Ligjeve mjekët gjermanë largohen drejt SHBA-së dhe se lëvizja e lirë është diçka normale.

Rakacolli theksoi se pagat janë rritur dhe deri në fund të mandatit kjo rritje do të shkojë deri në 20%.

“Pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur. Do të rriten me 40% gjatë mandatit. Sapo u bë rritja më e madhe që është bërë ndonjëherë. Ishte rritja e tretë brenda mandatit.

Në Gjermani mjekët nuk shkojnë për shkak të pagës. Mjekët që ikin në Gjermani ikin sepse mjekët gjermanë ikin në Zvicër dhe Amerikën.

Në Gjermani shkojnë mjekët por mos harroni detajin e rëndësishëm që nga 1.3 mjekë për 1 mijë banorë kemi 1.9 mjekë për 1 mijë banorë. Ne po rrisim kuotat e mjekëve. Unë nuk ia fus kot se nuk jemi këtë për lojë kungulleshkash. Pse kaq e aq? Për sa i përket lëvizjes, e rëndësishme është që mjekët këtu kanë kushte. Nuk është vetëm rroga. Mos harroni që deri para një viti bëheshin shumë pak bërja e analizave publike”, deklaroi Rakacolli.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • Mjekët gjermanë, e marrë kjo në kompleks dhe jo për raste individuale, krejtësisht të ralla, as kanë ikur dhe as kanë për të ikur kurrë në vende te tjera për thjesht për përmirësim rroge.

    Shkaku është fare i thjeshtë: NUK ka profesion më të mirepaguar ne Gjermani se sa ai i mjekut.

  • Ikni more hajdute se nuk mbahet populli me genjeshtra.Ne kohen e qoftelagut behej kjo propagande ama sot ?tregoni vetem injorance.Nga shqiperia ikin edhe po te kene rrogen e mire sepse keni mbaruar si njerez!Jeni hajdute ne cdo qelize te ketij vendi!Prandaj i ndershmi e ka te veshtire te jetoje ne vendin e mutit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *