Raketat ruse bombardojnë depon e karburantit në Kharkiv

Amelda Amelda

Një depo me karburant në Kharkiv është bombarduar nga raketat ruse, raporton agjencia ruse e lajmeve RIA, duke cituar ministrinë e mbrojtjes të Kremlinit.

Forcat ruse shkatërruan gjithashtu disa pajisje ushtarake ukrainase dhe armë të huaja në një stacion hekurudhor në të njëjtin rajon.

Sulmi me raketa vjen vetëm disa orë pasi zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se guvernatorët rajonalë në Luhansk, Donestk dhe Kharkiv i bënë thirrje banorëve në zonë të largohen nga shtëpitë e tyre nga frika e sulmeve ruse.

Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, është shkatërruar nga bombardimet pothuajse të vazhdueshme nga trupat ruse në javët e fundit, duke detyruar shumë nga banorët e rajonit të largohen nga shtëpitë e tyre.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *